"Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës u ideua nga Perëndimi pas përjashtimit të Rusisë"

12 Maj 2022, 14:10Rajoni TEMA

"Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të

Ideja që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës është ide ambasadave perëndimore dhe qarqeve diplomatike pas përjashtimit të Federatës Ruse, ka thënë publicisti Shkëlzen Maliqi për kosovo-online.

Maliqi anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës e sheh si shans për të përmirësuar statusin e saj ndërkombëtar.

“Ideja që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës ka ardhur nga ambasadat e vendeve perëndimore, për të marrë shfrytëzuar situatën që Rusia nuk është më anëtare. Për aq sa dimë, janë dy të tretat e shteteve evropiane që janë të irrituar me agresionin rus mbi Ukrainën”, ka thënë Maliqi.

Megjithëkëtë, për Maliqin më e rëndësishme është anëtarësimi i Kosovës në NATO, përkatësisht në Partneritetin për Paqe si prelud i paktit të NATO-s.

“NATO ka shumë kushte për anëtarësim. Ushtria e Kosovës gradualisht po ndërtohet, dhe do të përmirësohet shumë deri në vitin 2028. Ky është një proces që nuk mund të ndalet, por ndodh që mund të pengohet. Nuk besoj se Serbia dhe Rusia mund të hapin kundërmasa”, është shprehur Maliqi.

Lini një Përgjigje