Athina zyrtare: Duam prani ushtarake amerikane në veri të Greqisë

11 Maj 2022, 11:04Rajoni TEMA

Athina zyrtare: Duam prani ushtarake amerikane në veri të Greqisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka mbrojtur në Parlament Marrëveshjen e Bashkëpunimit në Mbrojtjen e Përbashkët me ShBA duke sqaruar se Athina zyrtare kërkon prezencën e trupave amerikane. 

"Nuk po i bëjmë ShBA ndonjë favor. Ne jemi bujarë drejt interesave të vendit. Ne donim 5 vjet dhe nuk e fsheh që qeveria donte edhe 10. 

Ne duam praninë ushtarake…Ne donim dhe ende duam një prani amerikane në Thrakë, ne duam prani amerikane në Alexandroupoli", tha ai.

Marrëveshja i jep Greqisë pozitën e një lojtari kryesor të interesve amerikane në rajon, sisomos përballë Turqisë. 

Lini një Përgjigje