
Ndërsa Evropa dhe bota shënuan Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe shprehën mbështetjen për Ukrainën, mendimtari politik ultranacionalist rus Alexander Dugin, i ashtuquajturi “truri i Putinit” dhe mentori i Presidentit rus, prezantoi axhendën gjeopolitike të Rusisë për Ballkanin.
Ivana Stradner, doktoreshë juridike nga Berkeley dhe bashkëpunëtore hulumtuese në Institutin Amerikan të Sipërmarrjes në Uashington, fokusi i së cilës është ligji dhe siguria ndërkombëtare, paralajmëroi për këtë fjalim, duke theksuar se 30 sekondat e fundit të fjalimit janë të frikshme.
“Unë nuk kam asnjë qëndrim politik për Serbinë, sepse Serbia është dashuria ime. Ne kuptojmë gjithçka, edhe miqësinë, edhe disa detyrime ndaj Perëndimit. Ne kemi marrëdhënie të tilla me serbët që praktikisht nuk mund t’i vlerësojmë politikisht, kjo është një ndjenjë e përgjithshme e përbashkët.
Pra, ne do të qëndrojmë me Serbinë kur të mundemi dhe kur nuk mundemi, pasi traditat tona, shoqëritë tona do të mbeten vëllazërore, madje edhe më shumë se kaq,” tha Dugin kur u pyet për qëndrimin e Serbisë ndaj politikës dhe agresionit rus kundër Ukrainës.
Më tej, ai vlerësoi se e kupton se çfarë po bëjnë politikanët serbë, si në Serbi ashtu edhe në Bosnje.
“Ne e kuptojmë plotësisht atë që po bën Vuçiç dhe e vlerësojmë vërtet atë që po bën Dodik në Bosnje. Kjo ndihmon në një situatë kritike kur kemi sanksione kundër Rusisë, është një akt heroik. Do t’i kushtojë Serbisë…e kanë bërë 30-35 vjet më parë, por kthesa e Serbisë drejt agjendës gjeopolitike ruse të kryengritjes sllave do të vijë dhe do ta shihni kur të formulojmë një qëllim në Ballkan”, shtoi Dugin, duke përfunduar:
“Duhet të përfundojmë atë që kemi filluar…”
Stradner theksoi se kjo është gjithçka që duhet të dini për qëllimet e Kremlinit në Ballkan.
Shumë autorë paralajmërojnë se duhen pasur parasysh ngjarjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nëpër të cilat po ndodhin përmbysje gjeopolitike prej 250 vitesh.
Truri i ketij dhe Truri i “Janullatosve” Grek, jane ne sinkrone por ditura. Nuk asgje me teper se Teorite Konspirative qe qarkullojne neper bote, qe nga teoria Toka e rrafshet e deri tek komplotet Masone. Padija dhe deshperimi jane faktoret qe ndikojne ne thithjen e ketyre ideve. Sado ndikim te kene ne njerez ato mbeten te paperfilleshme, ne fund shikohet realiteti. (C’fare fituan serbet nga lufta e ish Jugosllavise, ruset sot, sirianet etj… Dhe kush po pasurohet, Oligarket, Asadet, Putinet, Kultet
... nuk e donte vjehra se ishte çame...!
Le ta lexoj Edi Rama! Nderkaq, dikush ta ndihmoh Edi Ramen qe ta kuptoj kete.
eshte i vetmi hap i logjikshem i Rames....(nese e ben nen kete mendim qe une shpreh)....Le ta kemi mire me Serbet.....jo vetem se na mbajne me BUKE....por dhe neser tinz....do na japin ndonje cisterrne me nafte marre nga ruset.... kohe te EGRA po afrohen, mos shisni pordhe kot, se nuk ju a blen askush.
Ik or pirdhu, se te lufta e keni mendjenju. Ti di cfare mund te bejne ruset. Po cfare mund te beje perendimi, a e di?
E kuptoni pse u godit PD nga americanet ? Sepse atje ishin paret ruse dhe investimi anti american....Do rrojme e do te degjojme te tjera bema te spiuneve te tipit Berisha...
E para qe duhet te flitet e bisedohet eshte qe Greqia te hapi syt dhe te ndrroj kursin fetaro politik se perndryshe jo vetem shqiptaret do sllavizohen por edhe Greket njesoj. Ishte Gjermanet ata qe e shpetuan Greqin nga sllavizimi e okupimi sllav . Greket e Shqiptaret ne rast invazionit sllav duhet te bashkohen se vetem keshtu kan shancin te mbijetojne si kombe ndryshe sllavet do i sllavizojne shume shpejt ne rast lufte me Serbo-Ruset(rusia e vogel me rusin e madhe). Ky plan i sllavizimit te ballkanit kishte filluar me Millosheviqin por nuk shkoi ashtu si duhet , qellimi Ruso-Serb asht ringjallja e teritoreve Bizantine .
Ashtu duhet te jete por fatkeqesisht greket kete nuk duan ta kuptojne.
Greket i kane kaq per zemer serbet aq sa kane edhe tokat shqiptare, prandaj historia na ka mesuar se sa here u kemi dhene doren , kemi humbur ndonje gisht.
Duhet te mbarojme ate qe kemi filluar???? E thjeshte buron nga lufterat ruso-osmane Ku nena rusi do lagte kembet ne adriatik dhe kostandinopoja do ishte kryeqyteti rus Kjo eshte dotrina ku edhe greket u bene pjese mbase edhe pa e ditur te gjithe planin sepse jam i bindur qe sapo te kishin mbaruar pune me shqiptaret radhet do e kishin greket Mbase ata greket nuk e kuptuan ate kohe qe kjo kolere nuk do i prekte por gjaku nuk genjen sllavet skane miq cdo popull tjeter per ta duhet zhdukur dhe greket ishin te paret qe rrezikuan zhdukjen me ardhjen sllave bizanti i kerkoi ndihme shqiptareve qe te ndalohej kjo zhdukje Shpresoj qe sot greket te jene me syhapur