Kryeministrja e Serbisë fton Kosovën t'i bashkohet "Ballkanit të Hapur"

9 Maj 2022, 16:22Rajoni TEMA

Kryeministrja e Serbisë fton Kosovën t'i bashkohet

Kryeministrja serbe Ana Brnabic premtoi se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina do të ftohen sërish që të bëhen pjese e iniciativës rajonale Ballkani i Hapur në samitin e 9-10 Qershorit që do të mbahet në Ohër. Ajo tha se e kupton BE-në, kur tha se nuk duan probleme të importuara, por theksoi se çdo çështje e hapur në Ballkanin Perëndimor do të zgjidhej më lehtë dhe më shpejt nëse do hiqeshin kufijtë.


“Parardhësi im Aleksander Vuçiç kur ishte kryeminister e ftoi kryeministrin Edi Rama në Beograd per një vizitë të një zyrtari të lartë shqiptar për herë të parë pas shumë vitesh. Tashmë nuk përbën lajm që ne po takohemi me kryeministrin e Shqipërisë”.

“Me fondet e BE-së po ndërtojmë autostradën e paqes që shkon fillimisht drejt Prishtinës, më pas në Tiranë dhe në portin e Durrësit. Presidenti Vuçiç së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama iniciuan nismën rajonale Ballkani i Hapur.

Tashmë po lëvizet mes tre shteteve tona vetëm me karta identiteti. Që nga 1 Janari 2023 nuk do të kërkohet më asnjë leje pune. Menjeherë do të njihen mes nesh të gjitha diplomat apo certifikatat profesionale e akademike të lëshuara në Tiranë, Shkup e Beograd”.

Ajo theksoi se anëtarësimi në BE i Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë kanë qenë vendime politike dhe nuk ka qenë vendimtare shkalla e reformave të realizuara. Brnabic tha se Beogradi nuk ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Prishtinën. Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor.

5 Komente

  1. S
    Shqipe

    Sikur te kerkoni falje dhe ta njihni Kosoven Shtet,do te ishte nje fillim i mire…

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oferte makabre

      Kesaj i thone; Mire qe isha i Zoti vete se desh me doli nga duart nusja e djalit! Meqe Edvini nuk ja doli dot si shqiptar ti binde kosovaret, tashme oferten e kane bere serbet dora vete. Meqe Evini premton Ballkanin e Hapet me rritjen e turisteve serbe qe vijne per plazh, serbet i ofrojne Ballkanin e Hapet serbeve dhe botes me te njejtin motiv, per rritjen e turizmit kosovar ne varrezat masive te mbushura me shqiptare te masakruar.

      Përgjigjjuni
      1. K
        KL

        Bernabiq dhe jo vetem Bernabiq, bejne demagogji. Bernabiq eshte nje "hic" ne konglomeratit serb te "botes serbe". Serbise ne asnje menyre dhe ne asnje version nuk i leverdise qe Kosova te marre pjese ne "Ballkanin e Hapur". Kjo per dy arsye themelore: 1-Ballkani i Hapur, pra Kosova e hapur(edhe ndaj Serbise) do lehtesonte levizjen e lire dhe me te edhe shprnguljen e serbeve per ne Serbi, per jete me te mire. Serbia ka standart me te larte se Kosova dhe njeriu eshte i prirur te beje jete me te mire dhe midis te veteve. Momentalisht serbet aty i mban Serbia duke u dhene ndihma financiare si dhe ndihma qe u jep Kurti duke u paguar energjine elektrike. Sikur te nderpriten keto, kembe serbi nuk do ngelet ne Kosove. Kjo do ishte thike ne zemer ndaj "Botes Serbe". 2- Ballkani i Haput ku ne te do merrte pjese edhe Kosova, do e paraqiste Kosoven si vend te civilizuar dhe ne unison me boten perendimore. Kjo nuk i leverdise serbit qe edhe sot shrytezon gabimet e Kurtit me idjotet e tij per te nxire Kosoven si vend i genocidit dhe jo demokratik. Nuk eshte vendi te permend qe tere kjo "lufte" qe ben Kurti kunder Evropes per te mos lejuar serbet te marrin pjese ne referendumin apo zgjedhjet serbe, sic i rekomandoje Evropa, ishte stratagjema e serbit per te te nxire Kosoven si shtet qe nuk pranon kulturn evropiane... Ka edhe elemente te tjere qe jane ne favor te idese qe Kosova vetem te kundershtoje dhe te mos marre pjese ne iniciativat e nxitura nga perendimi. Keto jane te perpunuara nga "mencuria" serbe dhe te pasqyruara ne idene e Serbise se Madhe apo te "Botes Serbe", e cila nenkupton qe Serbia eshte aq e madhe deri ku jeton serbi i fundit. Ne kete kuptim asaj nuk i leverdise asimilimi apo cvendosja e serbeve pertej Kosoves. Pavaresish parullave primitive patriotike te establishmentit kosovar, politika e kundershtimit te perendimit apo te bisedimeve eshte platforma serbe. Asaj i leverdise statukuaja, sepse momentalisht eshte ne ditet e saj me te zeza. E vetmja shprese per Vuciqin eshte Kurti me patriotizmin e tij fallso. Bernabiq thjeshte bllofon duke treguar se politika serbe mbeshtetet ne manipulimin e te vertetes....

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofshin ppp

          U lodh tellalli juaj ne tirane qe e keni marr vete ne dore??

          Përgjigjjuni
          1. P
            Progon Pollogu

            CFARË SIKLETI na paskëshan nacionalshovenistët serbë që po i bëjnë grishje Dardanisë të futet vullnetarisht nën supermacionin e "GJYKATËS SPECIALE", homonimi "Open Bakllava"!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje