Presidenti kroat: Po të mundesha, do i vija veton anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë

6 Maj 2022, 22:00Rajoni TEMA

Presidenti kroat: Po të mundesha, do i vija veton anëtarësimit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka bërë thirrje për të ndalur anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës në Samitin e Madridit.

"Do të vija veton nëse në samit do të përfaqësoheshin krerët e shteteve", tha ai.

Deklarata duket se ka më shumë vlerë retorike, pasi Milanoviç ka shtuar se nëse vendimi në samiti do të merret në nivel ambasadorësh, ai nuk është i sigurtë nëse mund ta bindë ambasadorin kroat të vendosë veto. 

Çështja e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO ka dalë në sipërfaqe së fundmi, pasi Rusia nisi invazionin e Ukrainës. Deri më sot, sistemi ndërkombëtar kishte pranuar si fakt amortizues neutralitetin e vendeve në fjalë. 

2 Komente

  1. S
    Shqipe

    Ha diku nje luge corbe te prishur dhe e vjell ter jeten…

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Si gjithmonë në anën e gabuar të historisë zoraxhinjtë e Ballkanit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje