
Nga Walter Mayr “Der Spiegel”
Kur flitet për sinjalet më të reja që vijnë nga Evropa Lindore dhe Juglindore, Ministria e Jashtme austriake ka një nuhatje shumë të fortë. Tek e fundit, qyteti i Lvivit, i quajtur dikur Lemberg, u sunduan së bashku me Sarajevën dhe Banja Lukën në Bosnje nga Vjena deri në vitin 1918.
Ndaj diplomatët austriakë po shohin këto ditë me shqetësim jo vetëm situatën në Ukrainë, por edhe zhvillimet në Ballkan. “Ne e dimë se Moska ka aftësinë të shkaktojë probleme edhe në zona të tjera të botës”- thotë Alexander Schallenberg, shefi i diplomacisë austriake.
Në Ballkan, thotë ai, më e rrezikuar është Bosnja.
Nëse konflikti zgjerohet nga Ukraina në vendet e ish-Jugosllavisë, pasojat në Evropë do të ishin shkatërrimtare, paralajmëron Schallenberg. “Nëse në Ballkanin Perëndimor do të shpërthente një luftë e re, kjo do të nënkuptonte në thelb një konflikt në oborrin e pasmë të BE-së”- thekson ai.
Prandaj ai këmbëngul se 6 vendet e mbetura jashtë BE-së në Ballkan, duhet të integrohen në bllok sa më shpejt që të jetë e mundur. “Kjo është vetëmbrojtje, dhe jo altruizëm”- thotë ai.
Sinjalet që vijnë nga rajonet e populluara nga serbët – të afërmit ortodoksë të Rusisë –
janë realisht shqetësuese. Përveç Serbisë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Situata është veçanërisht e zymtë në entitetin me shumicë serbe të Bosnje Hercegovinës, Republika Srpska. Me bekimin e Moskës, kryeministri i saj, Milorad Dodik, i ka intensifikuar muajt e fundit përpjekjet e tij për të arritur qëllimin e tij afatgjatë:shkëputjen nga federata.
Si anëtar i presidencës trepalëshe, ai është një përfaqësues zyrtar i Bosnjës, por i referohet vendit si një “foshnje e vdekur që në bark”. Në një fjalim të mbajtur në mesin e prillit para mbështetësve të tij në Bijeljina, ai thirri: “Të fala Serbisë!”, duke mos e përmendur as edhe një herë emrin e Bosnje Hercegovinës.
Pikërisht 30 vjet pas shpërthimit të luftës në Bosnje, ku u vranë rreth 100.000 njerëz, po shtohen shenjat për një konflikt të ri të armatosur në Ballkan. Disa analistë janë të shqetësuar për një bosht luftarak që shtrihet nga Moska në Beograd dhe deri në kryeqytetin e Republikës Srpska, Banja Luka.
Ata janë të shqetësuar se separatistët e Serbisë së Madhe, mund të jenë të sigurt për mbështetjen e Kremlinit. Zivko Budimir, ish-përfaqësuesi kroat në presidencën trepalëshe, beson se Kremlini do ta mbështetësë nëse Republika Srpska e shpall pavarësinë nga Sarajeva.
A do të përpiqet Vladimir Putin të zbatojë në Bosnje modelin e krijuar në Ukrainën Lindore, me “Republikat Popullore” të Luhanskut dhe Donetskut? Që nga vjeshta e vitit të kaluar, Republika Srpska, nën udhëheqjen e Dodik, ka bllokuar shumicën e institucioneve shtetërore të Bosnjës. Janë pezulluar më shumë se 200 ligje dhe akte ligjore.
Po ashtu, Republika Srpska, e cila përbën afro gjysmën e territorit të vendit, dëshiron të krijojë ushtrinë e saj, dhe të mos njohë më juridiksionin e sistemit gjyqësor federativ dhe të organeve tatimore. Në thelb, plani është shkatërrimi i shtetit të brishtë që u krijua nga Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995:Federata e Bosnje Hercegovinës, brenda së cilës boshnjakët, serbët dhe kroatët myslimanë duhet të jetojnë nën një çati të përbashkët, dhe sipas rregullave të përbashkëta.
Një atentat në Sarajevë në vitin 1914, shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Tre breza më vonë, Sarajeva ishte epiqendra e luftës më të përgjakshme që shoqëroi shpërbërjen e Jugosllavisë. Çfarë mësimesh ka nxjerrë që atëherë bota? Misioni ushtarak evropian, EUFOR Althea, e ka dyfishuar praninë e tij në rajon.
SHBA-ja dhe Britania kanë vendosur sanksione ndaj Dodik dhe udhëheqësve të tjerë të Republika Srpska. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka shmangur deri më tani marrjen e ndonjë mase. Edhe nëse ndodh, një veto nga Hungaria e Victor Orban është thuajse e sigurt. Po ashtu edhe nga Kroacia.
Me pretekstin se popullsia kroate po diskriminohet, sidomos në Hercegovinë, lideri i kroatëve të Bosnjes, Dragan Covic i është bashkuar vazhdimisht Dodik në sulmin ndaj institucioneve të federatës. Unioni Demokratik Kroat (HDZ), që është anëtar i grupit të Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian, lobon në emër të Covic në Bruksel.
Dodik është thjesht një peng në skakierën e madhe gjeopolitike të Vladimir Putinit. Ultra-nacionalisti serb po luan me zjarrin para syve të Brukselit, dhe krenohet me lidhjet e tij të ngushta me shefin e Kremlinit, që e priti Dodik sërish në Moskë në dhjetor 2021.
Udhëzimet strategjike i komunikohen rregullisht Dodik nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ose ambasadori rus, Igor Kalabuchov. Ky i fundit e ka bërë të qartë se çfarë mund të presë Bosnja nëse do kërkojë të kalojë nga Partneritetit për Paqe tek anëtarësimi në NATO.
“Ne e kemi treguar në Ukrainë. Nëse ka kërcënime, do të reagojmë!”- tha ambasadori rus. Por Sarajeva nuk ishte i vetmi kryeqytet, që i interpretoi si një kërcënim të hapur fjalët e tij.
“I thashë Dodik të mos formonte një ushtri të vetën dhe ai pranoi!”. Me këtë fjali, presidenti serb Aleksandar Vucic ka tentuar të sqarojë se kush e ka fjalën e fundit në kampin serb. Edhe ai ka lidhje të ngushta me Kremlinin dhe takohet rregullisht me Putinin.
Ai e mbështeti dënimin e pushtimit rus të Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përpara se të vendoste të mos pranonte kërkesat e BE-së për t’iu bashkuar sanksioneve të saj. Vucic cilësohet si një mjeshtër në artin e shmangies së qartësisë. Lideri autokrat e sundon me vendin e tij me një dorë të fortë, dhe me një akt balancues të kalibruar me kujdes.
Serbia është një kandidate për anëtarësim në BE, por kjo nuk e ka penguar presidentin të flirtojë me Kremlinin, apo të lavdërojë miqësinë serbo-kineze, duke u shtirur në Uashington sikur është “spiranca” e vetme e stabilitetit në Ballkan. I sapozgjedhur për një mandat tjetër, presioni ndaj Vucic është rritur që nga fillimi i pushtimit rus.
Ati i kërkohet të ketë një qëndrim të qartë. Por Vucic vazhdon të luajë me 2 porta. Kohët e fundit Serbia u armatos me një sistem kinez të mbrojtjes ajrore. Po ashtu mijëra njerëz marshuan pak kohë më parë nëpër Beograd duke brohoritur:”Putin! Serbia dhe Rusia, përgjithmonë vëllezër!”.
Vucic-it i duhet Rusia për bllokimin e çdo lloj rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
që synon një njohje formale të Kosovës. Ashtu si Rusia, që po i forcon ambiciet e saj perandorake me frazën mbresëlënëse “Russkiy Mir” – Bota ruse – termi “Srpski Svet” – Bota Serbe – mund të dëgjohet gjithnjë e më shumë në Serbi, një emërtim që përfshin me kujdes të gjitha zonat ku jetojnë serbët.
Vucic është i etur të ruajë pjesërisht retorikën e Serbisë së Madhe, të përdorur që në vitet 1990 nga Slobodan Milosevic. Sipas një sondazhi të kryer në muajin prill, shumica e serbëve janë shprehur për herë të parë ndër 2 dekada kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vucic ëndërron “një Serbi të madhe, të fuqishme”, të cilës t’i frikësohen të tjerët thotë politologu Vedran Dzihic, që jep mësim në Vjenë.
Përktheu: Alket Goce-abcnews.al
Nese ndodh kjo,Nese Europa nuk reagon,shqiptaret e kosoves ,presheves,medvegjes dhe bujanivcit duhet te kerkojne Bashkim me Shqiperine ,ose Edhe me Republikes e Kosoves,ben Ombrelle e SHBA dhe NATO-s .Ndryshe ,ekziston Edhe mundesia e shperberjes se vete Nato-s
nderkohe qe i kerkojn Ramos se gjate dhe Been koqes se Kosoves bisedime ,integrime , e bla bla bla , Kurva Plake dhe Djalli qe ben gjithe politiken , me i shmang shqiptaret nga Detyrat qe kane dhe Siguria qe duhet te ndertojne ne kto kohe Krizash e Lute , qe si ne cdo Epoke te Historise ti gjej te papregatitur dhe lere me shkopinj ne dore ,para Ushtrive te Hienave qe kur shikojne sa budallenj jane shqiptaret dhe se si mashtrohen nga Tutoret ,i merr flak bytha ,te kafshojne e bojn Gjenocidet e radhes deri sa ta coptojne Shqiperine fare . Idiotet Rama e bajga e Kosoves jane majmunet e cirkut qe do hane hurin ne bythe
Do zoti nuk ta lexon kete shkrim Edi Rama ty o Walter gjermani se do te padiste sic paditi ate Tilden e BILD per shpifje nga qe po i lendon super-Mikun Vucic d.m.th.
Serbet i kan ne zemer kta te kisoves .
Nuk e di por keta te Spiegel-it a e dine qe ne Kosovo kane amerikanet nje baze ushtarake me te madhe se ajo qe kane gjermanet ne shtepine e tyre ???!!!! Bondsteel eshte nje nga bazat me te medha ( ne mos me e madhja) ne Europe . Atehere shtrohet pyetja : Valle Viçiç-i eshte kaq i ç'mendur te sulmoje ushtarakisht Kosoven alias USA-n , duke patur parasysh trupat amerikane aty ne Bondsteel ????!!!! Perse gjithe kjo zallamahi .....per ti bere presion Serbise ????!!!! Vazhdimin....po merreni si tju vije ......
Kjo situate nuk eshte e re dhe nuk do perfundoje sot. Kjo histori vjen qe nga kohet kur serbet zbriten nga Karpatet te nxitur nga "Evropa kurve", per te bere zap "boten primitive" te fiseve shqiptare... Qe nga ajo kohe e deri me sot ne jemi ne nje situate ku luftojme nen "hipnozen" evropiane armiqte "tane" qe ne thelb jane armiqte e Evropes....Kjo "lufte" nuk ka per te perfunduar asnjehere, sepse interesat globale ndeshen ne keta kufije... Per te ilistruar ate qe thashe me siper kujtoj se eshte pikerisht kjo "lufte" here e ashper dhe here e kamufluar qe kohet e fundit qiti kryet nepermjet "dokumentave jo zyrtare", ku flitej per "Serbine e Madhe" qe ishte identike dhe me "Shqiperine e Madhe". Eshe pikerisht kjo "lufte" midis lindjes dhe perendimit qe Rusia u terhoq kur NATO goditi Serbine, duke shpresuar qe NATO do bente te njejten gje kur Rusia, me te njejtin motiv do te sulmonte Ukrainen... Ne kete kontekst vec kesaj lufte midis lindjes dhe perendimit ku ne vazhdimisht jemi "demi koleteral", ne loje eshte Amerika....dhe Kina... Eshte pikerisht kjo loje e madhe ku Trampi dhe Putini u moten vesh qe Kosova dhe Serbia te arrinin paqen nepermjet "shkembimit te terrritoreve". Kjo zgjidhje ishte ne favor si tonin dhe te serbeve...Ajo nuk i konvenonte Evropes... Tere keto qe them, i them per te treguar se ne jemi ne pozita inferioriteti, ku politikanet tane, ne vend te jene vertete "burr shteti" dhe te kene te qarte se ceshte mire per Shqiperine, apo per shqiptarizmen, shesin "patriotizem" per interesa te tyre politike. Tipike ishte se si Thacin e shapllen tradhetar dhe e cuan ne Hage... Po keshtu tipike eshte se si politikane te caktuar shqiptare si ketej dhe matane kufirit, kundershtojne Ameriken(dhe Evropen) ne kuader te zgjidhjes se problemeve me Serbine. Per mendimin ti, qe te mos bej nje roman, dua te them se cte keqe ka qe Albini ti japi serbit Veriun e Mitrovices dhe ti marri Presheven dhe Bujanovcin"? Kjo do ishte nje thike kunder Evropes sepse do legjitimonte luften e Rusit ne Ukraine, por ne kohen e Thacit, situata ishte ndryshe... Me keqardhje konstatoj se Albini ka shkuar ne Amerike, ne vizite private dhe jo shteterore. A nuk do ishte mire qe ky tip te kordinonte veprimet me Ameriken qe ne rastin tone eshte aleati me i mire dhe me i natyrshem????? E perfundoj duke perfocuar thenien time ne krye te shkrimit, qe kjo "lufte" nuk do mbaroje asnjehere, por sikur te arrihej marreveshja me Serbine dhe ajo te njihte Kosoven, topi i mbetet Evropes te merret me Lindjen dhe jo shqoptareve dhe Zelenskit...Duhet te shkundemi nga "hipnoza" e trimave te tipit Sali Berisha dhe Kurti qe ne qender te gjithckaje vene interesat e tyre politike.....
Ti ke mendimin tend, por nuk mund te behet shkembim me token Shqiptare. Sa per dijenine tende si Kosova lindore si Mitrovica jane toka Shqiptare prandaj sikur te shkembenim njeren me tjetren eshte njisoj sikur ti japim serbit ate qe i pelqen me shume. Kjo eshte e keqja, prandaj le ti ndajme hesapet ketu dhe te jetojme ne paqe. Fatkeqesisht eshte serbia qe nuk don paqe dhe njohjen e menjehershme sepse kerkon me shume. Ne parim ne qofte se sebia ishte dakort per je shkembim te "ndershem", pra Kosova lindore e barazvlefshme me Mitrovicen atehere ne jemi dakort qe shkembimi te mos behet dhe serbia te mbesi perseri e kenaqur sepse nuk humbet gje. Kjo eshte fare e thjeshte serbet e mitrovices perdoren per diversion politik ashtu sic ruset perdorin pakicat per te justifikuar pushtimet. Me ruset dhe serbet nuk ka biseda te qyteteruara, ata nuk kuptojne me fjale se keshtu kane fituar me bullizem, agresivitet dhe krime cnjerzore.
I dashur Shkodrani, Nuk jam kundra per asgje qe ti shkruan. Problemi eshte qe "shkembimi i territoreve" i heq serbit mundesine qe te destabilizoje Kosoven nepermjet serbeve qe jetojne ne Kosove,, ashtu sic thua edhe ti per Rusine, qe i perdor ruset per diversion... Nga ana tjeter ky shkembim do ishte edhe nje levizje humane per shqiptaret qe jetojne ne Serbi. Mendimi im eshte se do ishte mire qe asnje kembe shqiptari te jetonte ne Serbi, njelloj si dhe asnje serb nuk eshte mire qe te jetoje ne Kosove. Ne kete kuptim " shkembimi i popullsise" do ishte akoma me i pershtatshem, por kjo nuk lejohet nga konventat boterore... Praktikisht, kemi dy "te verteta". E vertata jone eshte se Veriu i Mitrovices eshte toke shqiptare, por praktikisht atje rojne serbet. Bota eshte e ndjeshme per te drejtat e "pakicave" dhe kjo beri qe NATO te cliroje Kosoven... Ti mase e di qe "Kosova Republike" ka qene ender e shqiptareve edhe brenda Jugosllavise. Realizimi i kesaj endre u be i mundur vetem mbasi Jugosllavia u shperbe. Fatkeqesia shqiptare ne kete kontekst ishte se Kosova ishte ne Jugosllavi me status te dublikuar. Ajo ishte "krahine autonome nen Setrbine me elemente konstituiv". Pra ajo nuk ishte republike qe nemenyre automatike te dilte si shtet i pavarur. Ne kete kontekst, kufijte e Kosoves nuk ishin kufije shteteror por administrativ. Bile kufijte e Kosoves pesuan edhe ndryshime gjate kohes se Titos. Tito ishte kroat dhe shfrytezonte Kosoven kunder hegjemonizmit serb. Ne kete kontekst, ai per ta ngateruar problemin, keta kufije administrativ i ndryshoi duke ndare Presheven dhe Bujanovcin nga trungu historik i Kosoves dhe i bashkangjiti Kosoves Mirtovicen Veriore, per te nxiturr sherrin midis shqiptareve dhe serbeve. Ne thelb Titua ishte nacionalist kroat i zgjuar dhe kjo politike e tij rezultoi e sukseshme ne kete armiqesi midis shqiptareve dhe serbeve... Per mendimin tim Thaci ishte nje patriot i vertete qe e kuptonte se "shkembimi i teritoreve" i kombinuar me "dhenien me koncesion" Amerikes te pasurive nentokesore te Trepces dhe Unjamit, ishte zgjidhja me e mire si per ne edhe per Serbine. Serbia e pelqente kete ide edhe per faktin e "Serbise se Madhe", sepse njelloj si dhe ne ajo ka shume popull qe jeton jashte Serbise... Kjo ide u mbeshtet edhe nga Trampi ashtu si dhe Putni, por nuk ishte e mire per Evropen etj...etj... Ne situatat e sotme, puna eshte pak me e komplikuar, sepse eshte problemi i statusit te serbeve qe jetojne ne Kosove. Evropa kerkon bsedime dhe "leshime" te dyanshme. Serbise i vihet detyre qe ne fund te njohi Kosoven si shtet, ndersa shqiptarve u kerkohet te rregullohet stausi i serbeve, sipas "midese" se Vuciqit. Kjo zgjidhje per mendimin tim eshte shume me e keqe se "shkembimi i territoreve" . Momentalisht politika kosvare eshte ne qorsokak. Albini eshte konfjuz dhe nuk di se ckerkon. Ne fillim ai kerki "reciprocitetin" qe presupozonte qe Serbia te njihte Kosoven pa kushte . Nje vit me vone ai e mohoi reciprocitetin dhe nen trysnine e Borelit tha qe "bisedimet nuk kane alternative". Sot eshte akoma me konfjuz dhe thote qe bisedimet sipas plaftormes perendimore per arritjen e nje "marreveshje perfundimtare me njohje reciproke" eshte e gabuar. Ne takimin e fundit ai e modifikoi kete platforme me platformen qe "bisedimet te mos kene qellim njohjen reciproke ne fund, por bisedimet te zfhvillohen me idene qendrore te njohjes reciproke" Pra Albini jo vetem qe eshte konfjuz por e komplikon dhe kundershton hapur Ameriken.... Faleminderit po "pate fuqi" te me lexosh deri ne fund....Ka dhe me por eshte pune tjeter...