
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan të mërkurën në mbrëmje në një darkë joformale në Berlin, për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar.
“E mirëprita mundësinë për një darkë joformale diskutimesh rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimet në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi në rrjetet sociale, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Darka pasoi takimet e ndara të të dy udhëheqësve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilat u diskutua, siç thuhet, bashkërendimi i reagimeve të mëtejshme ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe bashkëpunimin rajonal.
Kancelari Scholz kishte ftuar në Berlin të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Takimit i ishte bashkuar edhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Diplomatët perëndimor ka kohë që janë vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe takimi i së mërkurës shihet si një hap shtendosjeje që do të ndihmojë ripërtëritjen e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Kancelari gjerman Scholz tha më herët pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi do të hapte rrugën për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.
“Qëllimi i bisedimeve të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kontribuon për qëndrueshmërinë rajonale, tha kancelari Scholz, sipas të cilit marrëveshja do të përfshinte shumë hollësi, “por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh, pra është njohja e Kosovës”.
Kryeministri Kurti tha se bisedimet duhet të jenë të përqendruara në njohjen e ndërsjellë “pra jo në njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër”.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha ndërkaq se “beson që do të kemi fuqi të përparojmë në bisedimet me Prishtinën”.
Në fillim të javës së kaluar, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Karen Donfried, tha se normalizimi është rruga për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.
Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Kancelari gjerman tha se lufta është e papranueshme ndërsa “presidentit Vuçiç ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet qëndrueshmëria atje”.
Agresioni rus në Ukrainë ka nxitur shqetësime për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.
“I kam premtuar kancelarit Scholz se Serbia nuk do të jetë shkaktare e asnjë problemi dhe ne e mbajmë fjalën”, tha presidenti serb.
Keto bisedime vetem sa kane qartesuar me tej "tangon e vdekjes" qe Vuciqi kercen me Kurtin ne kuader te sabotimit te perpjekjeve qe ben perendimi per te arritur paqen mideis Kosoves dhe Serbise Kancelari Scholz, edhe njehere paraqiti platformen e bisedimeve qe mbeshtetet nga Evropa dhe Amerika. Ai ne ligjerate te drejte tha: “Qëllimi i bisedimeve të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kontribuon për qëndrueshmërinë rajonale, sipas të cilit marrëveshja do të përfshinte shumë hollësi, “por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh, pra është njohja e Kosovës”. Kurti ne lidhje me kete deklarate dhe strategji perendimore tha: Bisedimet duhet të jenë të përqendruara në njohjen e ndërsjellë “pra jo në njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër”. Pra te bie ne sy se si Kurti hiqet "aktiv" ne kundershtimin qe i ben planit perendimor, ne ndryshim nga Vuciqi qe nuk komenton ne kete menyre. Vuciqi vetem sa ankohet dhe thote se "Serbia nuk mund te jete e vetmja qe te kaperxeje "zhaben" ne kete mesele, duke lene te nenkuptohet se eshte Kurti qe nuk lejon "kompromis"... Pra pyetja shtrohet "cmutin do Kurti" qe del hapur kunder kancelarit gjerman? Pse Kurti eshte kaq 'konfjuz" sa ndryshon platformen e bisedime ne kah 180 grade, ne kohen kur Serbia eshte me "breke neper kembe"? Pse Kurti kundershton kur perendimi i kerkon me ngulm Serbise te njohi Kosoven? Pse Kurti kerkon ndryshimin e platformes se bisedimeve dhe jo petfundimin e tyre????!!! Po kujtoj ketu se si Kurti, ne fillim ishte me "reciprocitein" qe presupozonte njohjen nga Serbia pa kushte. Mbas nje viti nen presionin e Borelit ai deklaroi se bisedimet nuk kane alternative. Sot ai po hidhet prape ne fillim dhe kerkon qe bisedimet te mos kene si pefundim "njohjen reciproke" por "njohja reciproke" te jete qellimi qendror i bisedimeve. Cjane keto lodra kalamani te Kurtit qe ne thelb kane vetem emeruesin e perbashket qe eshte sabotimi i bisedime ne kohen qe Serbia eshte "me breke neper kembe"? Pse Kurti ndihmon Vuciqin te sabotoje bisedimet? A e di Kurti se sabotimi i bisedime dhe mosnjohja reciproke eshte strategjia e Vuciqit? Etj Etj... O sot o kurre, Z. Kryeminister. Perfundoje marreveshjen sot sepse jane kushtet shume te favorshme dhe mos kundershto duke nxjerre "sebepe".....
Pese me hic, sigurisht paqja do te arrihet nese edhe Sebia do te garantohet per dicka. Evropa nuk e hedhin poshte Serbine. Ne foton e perbashket ky Kurti ka dale si Mister Bean (Mister Bini)