
Deputeti gjerman Knut Abraham, i ka bërë pyetje Qeverisë së Gjermanisë nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Me anë të përgjigjes kjo qeveri e ka konfirmuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.
Die Antwort der Bundesregierung auf meine Frage zur Mitgliedschaft von #Kosovo im #Europarat ist sehr ermutigend. Jetzt sollte #GER proaktiv die Bewerbung Kosovos im Europarat unterstützen. Europapolitiker unterschiedlicher Fraktionen unterstützen dies. @FrankSchwabe pic.twitter.com/4ba2VsT5BH
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 4, 2022
Këshilli i Evropës është organ krejtësisht e ndarë nga Bashkimi Evropian.
Këshilli nuk kontrollohet nga BE-ja.
Ai ndihmon vendet anëtare të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin dhe të ndërmarrin reformat e nevojshme gjyqësore. Grupi i ekspertëve kushtetues, i njohur si Komisioni i Venecias, ofron këshilla ligjore për vendet në mbarë botën.
Ndryshe Këshilli i Evropës mbron lirinë e shprehjes dhe të medias, lirinë e tubimit, barazinë dhe mbrojtjen e pakicave.
Kosova, është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk është anëtarë i Këshillit të Evropës.
Lini një Përgjigje