Bashkimi kombëtar si lojë magjike: Është aty, por nuk shihet

3 Maj 2022, 17:41Rajoni TEMA

Bashkimi kombëtar si lojë magjike: Është aty, por nuk shihet

Nga Gerta Zaimi 

Huqi është zakonisht jetëgjatë dhe bashkëjeton me njeriun, por mund ta pikasësh edhe në hapësira të shkurtra kohore.

I tillë ishte ai i opozitës parlamentare në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur videomesazhit të presidentit ukrainas Volodomir Zelensky drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama kujtoi se si kauza dhe solidariteti ndaj Ukrainës ka qenë nga të paktat herë kur palët kanë qenë te bashkuara në politikën shqiptare.

“Ky parlament që sot ka nderin të mblidhet t’ju dëgjojë, nuk shquhet për shpirtin e dakordësisë mes palëve”, pikënisi fjalimin kreu i qeverisë.

“Mbështetja e rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rusë, është një nga ato raste, edhe më të rralla, kur të gjithë, kanë qenë dakord pa bërë as më të voglin diskutim”, do vijonte Kryeministri.

Deklarata u prit me duartrokitje, por çuditërisht vetëm nga tryezat e deputetëve socialistë.

Opozita jo vetëm e shpërfilli plotësisht këtë pretendim krenarie, por shumë prej deputetëve nuk e dëgjuan fare fjalimin e Ramës, të tjerë hidhnin sytë nga telefonat si ish-kryetari Basha apo kryetari i mandatuar Alibeaj, Berisha nga tableta e tij elektronike e shumë madje përpiqeshin të gjenin diçka ku të hidhnin sytë si deputeti Agron Shehaj.

Këtu, në Shqipëri, bashkimi kombëtar i ngjan pak lojërave magjike : edhe kur është aty, nuk shihet.

Fatkeqësisht kur krenaria kombëtare vjen pas asaj personale apo partiake, rruga për t’u bërë një komb i pranuar dhe i respektuar është ende e gjatë.

5 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Po s'mund te jete Rama simbol i bashkimit. Ne kemi nje kryeminister legen. Se une po shifja nje njeri qe kur fliste Presidenti Zelensky ai bente muhabet me Elisa Spiropalin.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito i sinqerti, dhendri i Nikos

      Nuk jam dakord me parafolesin. Rama e tregoi nepermjet fjales se tij se kishte per qellim bashkimin e jo percarjen.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dele

        Hahha Rama bashkimin hahahahahaha A dele dele, beee beee

        Përgjigjjuni
        1. A
          Antonela

          Rama eshte shqiptari me i pa pershtatshem per te bashkuar dy vellezer,pa interes! Rama eshte mjeshter i bashkimit te hajduteve me viktimat e tyre! Rama eshte armiku me i madh i shqiptareve sot,se Sali Berishen nuk e llogaritim! Me fjalorin rrugac qe perdor Rama ,edhe baba ta kisha do ta kisha perzene nga shtepia!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Antonela

            Rama eshte shqiptari me i pa pershtatshem per te bashkuar dy vellezer,pa interes! Rama eshte mjeshter i bashkimit te hajduteve me viktimat e tyre! Rama eshte armiku me i madh i shqiptareve sot,se Sali Berishen nuk e llogaritim! Me fjalorin rrugac qe perdor Rama ,edhe baba ta kisha do ta kisha perzene nga shtepia!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje