Shtetasi shqiptar në Greqi arrestohet se shkelmoi dhe hodhi në det një mace

2 Maj 2022, 18:22Rajoni TEMA

Shtetasi shqiptar në Greqi arrestohet se shkelmoi dhe hodhi në det

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar një shqiptar, i cili u shfaq në një video duke shkelmuar një mace në një tavernë greke dhe më pas e hodhi atë në det.

Ky veprim i shqiptarit ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, duke e dënuar në mënyrën më të ashpër.

Madje për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Civile, i cili ka thënë se dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme.

“Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. 

Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Sipas mediave greke i riu shqiptar 30 vjeç u arrestua në banesën e tij, pasi u identifikua nga një tatuazh, ndërkohë që ai ka qenë i etiketuar nga autoritete greke për trafik droge.

Ndërkohë në një reagim që ka bërë i riu në rrjetet sociale ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi dje. Kishim pirë pesë birra të tjera”, thotë ai në një nga videot që ka postuar në Instagram teksa poston foto me kafshë në përpjekje për ta bindur se është dashnor i kafshëve dhe jo abuzues i tyre.

Sipas ligjeve greke dhuna ndaj kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

6 Komente

  1. C
    Cac Agneli, Maamuthi i pendum i korrupsionit

    As mos u lodhni. E ka edukate te trasheguar nga vendi i vampireve. Me siguri eshte o malok o katnar alvanos. Te bej ca burg gjene te edukohet dhe te mesoj se çdo krijese me fryme eshte e barabarte ne mos me e mire se njerezit si ai.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje dy malok, pike e zeze

      Pse thua malok? Ke pas ndonje problem me maloket? Maloket ndihmojne me sh njerezit se sa tjeret, si ne Europe si ne Usa Cke mo vlla me maloket se spo te bejne gje

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Ne Malandhrino o tourkalvanos,ati do te ta bejne kolotripidhan ......sourotiri!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Greek fucker

        Ky portal u bo Éllinas nkéi vetem urrejtje kunder shqiptarve

        Përgjigjjuni
        1. M
          Majmunet nuk I mbledh kafazi

          Mos I vini faj...sepse nuk rri dot qeni me macen...zagar fare me ate fytyre bulldogu.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loran shehu

            Ta kalbin ne burg pleren

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje