
Secili deputet i parlamentit kroat që voton për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO para ndryshimit të ligjit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë, do të jetë tradhtar, ka thënë Presidenti i Krocasië, Zoran Millanoviç.
Millanoviç e ka intensifikuar kundërshtimin që çështja e Finlandës dhe Suedisë të merr prioritet para ndryshimit të ligjit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë sa i përket përfaqësimit politik të kroatëve.
Mosndryshimi i Ligjit Zgjedhor bën që boshnjakët të mbivotojnë kroatët në Federatën e Bosnje-Hercegovinës, ka ritheksuar Millanoviç. Dhe kjo, tha ai, është çështje interesi nacional.
“Kroacia ka mundësi historike për të luftuar për kroatët në BeH. Ky është interes kombëtar i Kroacisë, jo dëshirë”, tha Millanoviç, siç raportoi agjencia kroate e lajmeve Hina.
“Kushdo që voton ndryshe (fjala është për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO), do ta quaj tradhtar. Dhe kushdo që pi kafe me të do të quhet tradhtar”, ka thënë presidenti kroat.
Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman, ditë më parë i ka quajtur “turp për Kroacinë” deklaratat e presidentit, me ç’rast tha se i ka sigurar kolegët finlandezë dhe suedezë se Kroacia mbështet plotësisht anëtarësimin e tyre në NATO.
ja dhe nje debil tjeter nga ata qe vetem Ballkani prodhon
Paskan edhe kroatet nje president rrote cari si ky i yni .
BUDALLI SKA BRINJA
Meta paska shoke per koke...