Ekspertët: Kosova në NATO, vështirë të përshpejtohet: Qeveria duhet të fokusohet te reformat

1 Maj 2022, 17:46Rajoni TEMA

Ekspertët: Kosova në NATO, vështirë të

Institucionet e Kosovës e kanë përmendur shpesh pas luftës së Ukrainë dëshirën që vendi të anëtarësohet sa më shpejt në NATO duke ndjekur procedura të përshpejtuara për shkak të situatës. Por ekspertët vendas thonë se një anëtarësim në këtë mënyrë duket i vështirë për tu arritur.

Është tendencë e vazhdueshme dhe fatkeqësisht dështimi jonë apo tërheqja në momentin e fundit për aplikim në organizata ndërkombëtare të sigurisë vazhdon të ketë pasoja për Kosovën në çështjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar dhe mendoj që edhe me Shqipërinë duhet të jetësohet kur kemi trend të rritur në aspektin e rrezikimit dhe kërcënimit të sigurisë jo vetëm në rajon, por edhe në kufijtë të Kosovës, thotë eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi

Anëtarësimi në NATO është proces kompleks në të vërtetë kush i njeh mirë këto probleme e dinë se nuk mund të realizohet lehtë. Aktualizimi dhe ideja për përshpejtim  të procedurave është e mirë dhe shumë e dobishme dhe natyrisht interesi ynë kombëtar është që sa më shpejt që ka mundësi të anëtarësohet Kosova në NATO. Mirëpo se sa janë gjasat reale për një anëtarësim të përshpejtuar unë mendoj që gjasat janë të vogla”, shprehet Fatmir Çollaku.

Ekspertët këmbëngulin që qeveria e Kosovës të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë si në planin rajonal edhe në atë të përfaqësimit në organizmat ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje