"Serbia kurrsesi nuk mund të destabilizojë Kosovën"

1 Maj 2022, 15:54Rajoni TEMA

"Serbia kurrsesi nuk mund të destabilizojë Kosovën"

Assesi Serbia nuk mundet të destabilizojë Kosovën, siguron zv/ministri i mbrojtjes i Kosovës, Shemsi Syla.

Krejt veprimet që synojnë destabilizim dhe ndezje të konflikteve i ka të kota, tha Syla për Kosovapress.

Me veprimet si sulmet ndaj policisë që për qëllim kanë provokimin të situatës së sigurisë në vend, ai thotë se “vetëm se shpërfaqin egon me të cilën Serbia ende ëndërron”.

Këto ëndrra të Serbisë, shton më tej ai, “kanë perënduar”, megjithëse “duhet të jemi sy-çelë pavarësisht”.

“Ne duhet të jemi në krye të detyrës dhe të bëjmë punët tona”, tha zv/ministri.

“Politika serbe përdor metoda të ndryshme të inskenimeve dhe rasteve në të cilat mendon të nxisë apo provokojnë situatën”.

“Krejt këto elemente që janë faktike në provokimet e policisë dhe pjesëtarve të tjerë dhe formave dhe mënyrave të tjera në vazhdën e planit serb për destabilizim dhe për të mos e lënë situatën e qetë”, ka pohuar ai.

Lini një Përgjigje