Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia realitet i pakthyeshëm

1 Maj 2022, 13:34Rajoni TEMA

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia realitet i

Gazeta greke “Te NEA”, ka publikuar thirrjet e katër autorëve grekë, të cilët kërkojnë që shteti i tyre ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, është njëri nga ta. Ai vlerëson se diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë.
Armakolas, i cili drejton programin e Europës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, thotë se dilpmacia greke po reziston ndaj ndryshimit, duke e marrë shembull qasjen e shtetit helen karshi Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm”, thekson ai. “Një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta. Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës do të kontribuojë në mënyrë të vendosur edhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore, në kuadër të të cilave ajo merr pjesë plotësisht në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët e saj evropianë”, ka thënë ai.

Armakolas e sheh politikë të gabuar mosnjohjen e Kosovës.

“Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal”, ka shkruar ai, duke theksuar më tej se kjo kontribuon qoftë edhe indirekt në mbajtjen e rajonit në pasiguri gjeopolitike.

Mosnjohja e Kosovës, sipas tij do të thotë moskuptim të realitetit bashkëkohor ballkanik.

Beogradi do të reagonte në rast se Greqia e njeh Kosovën, dhe këtë e ka parasysh Armakolas. Por ai thekson se Serbia në të kaluarën ka zgjedhur politika të pamatura dhe kundër interesit të Greqisë, ndërkaq ka përmendur se shteti serb kultivon marrëdhënie të ngushta me regjimin e Erdoganit.

“Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës”, shkruan ai.

“Shqipëria e Madhe” është një skenar pothuajse i pamundur, sipas Armakolas, pasi thotë se elitat shqiptare nuk e mbështesin.

17 Komente

  1. I
    Iliri

    Me ne fund ka edhe njerez te arsyeshem ne qarqet e larta ne Athine. Greket dhe Shqiptaret kane me shume gjera qe I bashkojne ne te vertete.

    Përgjigjjuni
    1. q
      qe te kuptosh

      Armakola eshte ARVANIT!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pordhe me rigone....

      "Μεγάλη Αλβανία "...!!!!?? Hahahaha, sunitet po shkojne per lesh.....ne 2050 parashikohet te katandisen 1,5 meleon.....jo me kot corapekuqi po i shton afghanet m'vatan..... gezuar ramazonin.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Ore trap, Helladha ka dekada qe ka shtuar pakistanezet, ndaj edhe keni nderruar lekure e keni bere si byth tigani.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi Vlore

          Lum ju qe po shtoheni me bagladesh dhe arab.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqipe

          Elitat shqiptare…?!!! Pse ka akoma shqiptar?

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jorgo

            dhe per me teper, kur ju si arbereshe e dini me mire se te tjeret historine e siujdheses pellazgjike

            Përgjigjjuni
            1. U
              Undefined

              Here pas here del ne ate...bordello borxhesh ...e "cerdhe" debilesh e psikopatesh ne "delir" ndonje qe ka "2 pare mend " ne koke.....por perseri mbeten te rralle....

              Përgjigjjuni
              1. l
                lesh e li

                Greqia te clirohet nga hijet e se shkuares. Ajo nuk rrezikohet nga shqiptaret. Te bragtis politiken e ngurte, te beje ate qe beri me emrin e Maqedonise.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ari

                  Pervec Iliri dhe Lesh e li, komentet e tjera jane jashte temes dhe me ngarkesa emocionale negative...mendoj

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    alphade

                    Si pyet njeri keta ashtu sic varin k-…..n pla- kushes se Doris Pack ! Njohnen e kane Qe- veria, sidomos Parlamenti Grek, ky parla/ ment qe gjys shekulli qe nuk ka hequr Li- gjin e Luftes me Shqiperine …..!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      ABC

                      Thikë me dy të prera, është mendimi i parë, kur e dëgjon një gjë të tillë nga ana e një diplomati grek. Me kaq pashaporta greke që i janë dhënë grekofoneve shqiptare në Greqi rradhën e ka Dropulli te kërkojë pavarësi nga shteti amë. Mbajeni mend.

                      Përgjigjjuni
                      1. u
                        u dhime duke qesh

                        GOMAR! Dropulli ka gjithsej 3 mije banore. DEBIL!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          LisKelAlb

                          Ai kërkon tokat se për banorë s'i rruhet fare!

                          Përgjigjjuni
                      2. J
                        Janulla

                        O “ABC” si mund te kerkojne “pamvaresi “ kur kane pashaporta “Greek “ ::kjo eshte nje fitore e madhe per Shqiperine ,se ata Jane “Greek “ dhe jetojne në Greqi dhe jo ne Shqiperi,,me djallezin e tyre vraven veten,,,ska me “grek “ në Shqiperi,,e kupton ku eshte “karemi “ =osht ke ky emi posht,Po e kuptove e kuptove,,,!pas 10 vjetesh nuk do kete me Janulltopefagos në Shqiperi,dhe kjo eshte,,,,,suksesstory,,,

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Romioi filohelen alla TurkoPontos

                          vjen ktu dhe e quan shteti "helen" a kush te tema te na shpjegoj cdo te thote emri "helen" ? pyete romioin filhelene fake ellines wannabe te na mesoj cdo te thote

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Profesor Bytha ,terhiqni Kadavren Janullatos

                            Kta duhet me pare te terheqin Kadavren Janullatos nga Kisha Shqiptare ,sepse perben nji Ndotje jovetem Morale te Shtepise Zotit ! Pastaj ,nqs Terroristat e Athines jane shndruar ne Njerez normale , te flasin per maredhenjet Politike ndermjet vendeve te Ballkanit .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje