I vetmi shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi rimerr mandatin e deputetit

29 Prill 2022, 12:45Rajoni TEMA

I vetmi shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi rimerr

Shqiptarët do të përfaqësohen sërish në Parlamentin e Serbisë.

Shaip Kamberi, drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.

Marrjen e mandatit e konfirmoi vetë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ku falenderon gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

Zgjedhjet në këtë qendër u përsëritën pasi politikanët shqiptarë të Luginës, nxorrën në pah parregullsitë me listat e zgjedhësve për shkak të procesit të pasivizimit të adresave.

Lini një Përgjigje