Tani është zyrtare: Një shqiptar do të jetë kryeministër i Malit të Zi

28 Prill 2022, 20:30Rajoni TEMA

Tani është zyrtare: Një shqiptar do të jetë

Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur shqiptari Dritan Abazoviç.  Qeveria e re pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ri pritet të ketë në përbërje 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.

Ndërkaq, në Cetinje  është votuar edhe për kryetarin e Kuvendit, ku është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviç. Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër.

Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç. 

Qeveria e Krivokapiçit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik – pro serb – Demokratëve, dhe Lëvizjes URA.  Por dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit – disa pro-serbë, disa pro-evropianë – kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt duke ndikuar edhe në vendimmarrje.

4 Komente

  1. T
    Taulant

    Titull idiot. Edhe saliu shqiptar eshte por ja nxiu jeten ketij populli.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janullistan Airways

      A Shqiperia e kishte Sali Serbin 30 vjet, car ka per tu çuditur. Janulla u be kryepeshk pa ken Shkiptar, tu kan ma zi se Shkavi, ja dirzuet Kishen Ortodokse Shqiptare 2000 Vjet qe n koht e Pavlit.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lumi

        Bravo Dritan! Ua dhjeve atyre qe te shanin pse u fute ne koalicionin e meparshem. Tani ti lepijne ato qe thane.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Nuk eshte shqiptar ky. Vetem emrin e ka shqip.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje