Mblidhni mëndjen, Dritan Abazoviçi nuk u zgjodh kryeministër i Malit të Zi ngaqë është shqiptar

29 Prill 2022, 09:53Rajoni TEMA

Mblidhni mëndjen, Dritan Abazoviçi nuk u zgjodh kryeministër i

Nga Enver Robelli

Dritan Abazoviqi nuk duhet të reduktohet vetëm në përkatësinë e tij etnike, siç po veprohet me entuziazëm të pafrenueshëm në çarshinë politike të Facebookut. Brohoritjet: “Edhe një shqiptar kryeministër. Edhe një shqiptar kryeministër. Edhe një shqiptar kryeministër” nuk e rrokin thelbin e zgjedhjes së Abazoviqit kryeministër i Malit të Zi.

Ai u zgjodh jo për shkak të përkatësisë së tij etnike, por për shkak të vlerave dhe ideve që përfaqëson. Ato janë vlera mbietnike, properëndimore, ekologjike. Atë e zgjodhi shumica e deputetëve të cilët janë sllavë. Kjo flet për një emancipim politik të konsiderueshëm të Malit të Zi nën drejtimin e Millo Gjukanoviqit. Dritan Abazoviqi u zgjodh kryeministër edhe si rrjedhojë e rrethanave specifike politike në Mal të Zi.

Në Mal të Zi ka më pak shqiptarë se ç’ka serbë në Kosovë. A do të mbretëronte ky entuziazëm i çarshisë fejsbukiane shqiptare nëse nesër kryeministër i Kosovës do të zgjidhej një serb liberal i Kosovës, i cili të qenmit e tij serb nuk e sheh si përparësi dhe politikën e tij e përqendron në të mirën e të gjithëve, pa marrë parasysh se cilës etni i takojnë qytetarët e ndryshëm? Dyshoj.

Për aq kohë sa çdo zhvillim politik shihet nga prizmi entocentrik, entuziazmi për Dritan Abazoviqin është krejtësisht i pasinqertë sepse nënkupton njëanshmëri etnocentrike para cilësisë politike.

15 Komente

  1. v
    vang

    E dime o Robell qe Abazovic eshte nje politikan me nje optike te re dhe qendron mbi ndasite por nuk kemi dhe te drejte te krenohemi per te sikur te qe kjo arsyeja e pastaj te tjerat?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pordhe me rigone....

      Mire o tu mbillte e mendjes,por Abozi nuk osht as shqiptar por turk malazesofoles kshq vari kkkkkkk......

      Përgjigjjuni
    2. D
      Detari

      Malazezet jane shumice Arber edhe ate qe deklarohen si sllav pra ku eshte cudia ketu? Mali i zi eshte Malesia.

      Përgjigjjuni
      1. p
        patrioti

        Malazezet jane shumica arber ?! O u fryfsh m'tajare ti , o detar injoranti . Po kinezet cfare jane , o detar , pellazge , apo ilire... ? Malazezet jane ajka e sllaveve dhe nje nga ish shtet me te vjetra te dikurshme te Evropes . Nuk mohoet qe ne Mal te Zi , ka edhe nje pakice shqiptaresh .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          Arber jane te sllavizuar.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sara

            debil, shtate fiset e Malit te Zi jane totalisht arbeer, (perfshire Vasojevicet, nga mburrej se rridhte Miloshevici) qe per inat te sime vjehrre fjeten me mullixhiun. Meso paksa histori se kinezet nuk i ke te pragu i deres o ditezi...

            Përgjigjjuni
        2. V
          Veritas

          o Enver nuk po diskuton njeri ketu per aftesit dhe merritat e Dritanit as nese u zgjodh vetem e vetem se eshte shqiptare apo jo, brohoritjet vijne pikerisht per ate arsye qe shpjegon ti qe nje shqiptare autokton ne shtetin malazez arriti te behet kryeminister me merita te plota!!!! Cjane keta anal ist kshu na mbyten !!!!!!!!!!!!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haka Tekizoti

            Robelli ka plotësisht të drejtë. Nëse malazeztë do të kishin këndvështrimin e shqipove të tamtameve nacionaliste zgjedhja e Abazoviçit do të qe e pamundur. Pa shikoni këta të zgjedhurit tanë këtu e në Kosovë se sa e meritojnë votën në raport me interesat e shqiptarëve. Kjo po, kjo do të ishte patriotike. Arratisja në delire tej kufijve administrativë, ikja nga territori ku duhet të përmbushen detyrimet për një të tashme e të ardhme dinjitoze, është mendjelehtësi dhe heqje dorë vullnetairsht nga realiteti.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kunati

              Shume shkrim i sakte, fatekeqsisht nacionalistet shqiptaret, apo ballkanas ne pergjithesi, jane shume injorante

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zana

                Aq me teper qe ai u zgjodh K/Minister per aftesite e tij .Kjo i ben me shume krenare te gjithe shqiptaret.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Ppp

                  Mos u largo aq shum o ver Dritanin e zgjodhi aritmetika Dy kampe antagoniste me 45% secila Ku ura perben bishtin e kanarit krahu gjuricit per te hedhur poshte qeverine pro serbe pranoi nje km shqiptar pra e bene per te miren madhore te malit te zi Pra dritani mund te ishte dhe raxh kapuri e rendesishme ishte qe a eshte me perendimin apo rusine Ajo qe un kerkoj me dit a e bejne politikanet tane kete sakrifice per te miren e shqiperise?

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Neutrali

                    Nuk është nacionalzëm. Po është fakt i pamohueshëm që shqiptarët janë proeuropianët më të qendrueshëm në Ballkan, populli më paqëdashës e që nuk u ka bërë kurrë keq fqinjëve. Më në fund, edhe që shqiptarët e papërfillur nën shtetin malazez e jugosllav, tani përfillen, madje u besohet edhe posti më i rëndësishëm. Ky është tregues i një mendësie të re në politkën malazeze. Robell, e ke thjeshtëzuar problemin.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shmil Gurra

                      NEUTRON NEUTRALI ! Cka do të thotë nocioni "proeuropian", nga këndvështrimi i "me qenë shqiptar", ose shqiptar proeuropian, sipas teje? Në ish Jugosllavinë përdorej një fabrikat - shqiptar (pro) jugaosllav. Ata ishin, parë nga perspektiva e PS, Ramë VuciVulic - më keq, ose shumë më keq, por mesatarja Ramë. Në FYROM - AMETI ALI - DUI.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SHMIL GURRA - GOSTIVARI

                        NEUTRON ! Miloshevici, për ta pasur Bosnën a lá SERPSKA e sotme, i propozoi një atdhetari boshnjak postin e KRYETARIT të federatës së mbetur - Jugosllavi. Boshnjaku nuk pranoi. I tha Milloshit : - Cfarë peshe do të kisha unë si autoritet presidenti brenda një Serbosllavie me mushkëri Moske ?! Plasi lufta dhe kasaphana mbi boshnjakët me kurorë masakrimi gjenocidal SREBRENICA dhe, dhe - dhe, pa ngarkesë nacionaliste, por nazishoveniste, sic është shpirti i politikës së tashme në Serbinë e BAKLLAVËS së OPPEN (pak si nacionalisht kjo fjala oppen -si shqipja (h) apun, si pikja e H, në të zyrtaren sllave - Asani, Amiti, Amza te Maqedonia e BDI për INTEGRIM në HALE.

                        Përgjigjjuni
                      2. H
                        Haxhi

                        Para se me dek knjaz nikolla mreti malit te zi e pyti shkrimtarin qe shkruante biografin e i tha ma lezo dhe ai e lezoj ne te shkruhej se knjazi ishte slav por knjazi i tha jo un jam shqiptar dhe shkruje ai mbante kostumin shqiptar ne raft dhe e veshte shpesh her ne festa

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje