Serbia firmos marrëveshje me "Stellantis" për prodhimin e makinave elektrike

29 Prill 2022, 09:12Rajoni TEMA

Serbia firmos marrëveshje me "Stellantis" për prodhimin e

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç e ka cilësuar ditën e sotme si të veçantë për vendin e tij. Dhe me gjasë kjo do të jetë një ditë e veçantë edhe për rajonin në kushtet kur çdo individ tanimë orientohet nga kërkesa për mirëqenie dhe punë. Vuçiç ka njoftuar firmosjen e një marrëveshjeje me kompanianë Stellantis për prodhimin e makinave elektrike në Serbi, proces që do të nisë në vitin 2024.

"Një erë e re ka nisur…Ne duhet të mendojmë…për çmimin e elektricitetit, për të patur çmim të lirë, pra më të lirë se të tjerët dhe që ta arrijmë këtë duhet të kemi më shumë energji të rinovueshme, të nisim të ndërtojmë impiante të këtij lloji", është shprehur presidenti serb.

Makinat që pritet të prodhohen do të kenë bateri të veçanta që kushtojnë sa 40% e çmimit të plotë.

"Ky është një investim prej rreth 190 milionë eurosh, Serbia do të japë 48 milionë euro. Është e rëndësishme për Kragujevacin, Shumadijen për mbarë Serbinë. 

Nuk është  vetëm çështja sesa njerëz do të punësojë, por edhe se çfarë lloj vlere të re do të prodhojë…Stellantis do të ketë 80-100 modele të reja deri në vitin 2030 dhe është e qartë se çfarë lloj revolucioni po përgatitet në tregun e automobilëve", tha ai.

6 Komente

  1. v
    vladi

    Sigurisht sepse Serbia eshte vendi me i fuqishem ne rajon, serbet nuk i shiten uzinat per skrap por i modifikuan dhe prodhojne.....ki inat por jepi hakun...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ishi i ZaKaroves

      E vertete ...deri diku... Po pa me thuaj pak ku e gjeti kapitalin Serbia te konvertoje uzinat e kohes se socializmit ??? Kane marre para me thase nga te 4 anet... Nga Rusia dhe Kina po por shume me shume nga BE... BE madje edhe mburret boterisht per kete pune. NUK E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EVROPA!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Persa kohe Shqiperia do te shihet si vend 70% mysliman dhe me korrupsion ne cdo qelize te jetes publike, nuk ka per t'u pare me sy te mire ne Evrope dhe te hyje. Evropa zyrtare ka shekuj me kete qasje ndaj kujtdo, packa se nuk e thone me ze te larte. Turqia nuk hyn ne Evrope, por Greqia hyri megjithese ekonomite dhe ushtrite as krahasohen me njera-tjetren. Serbise i lumte qe di te luaje viktimen dhe te marre nga te gjitha anet. Ne, te rrime te ngrohemi ne diell e te kenaqemi qe u hap nje lavazho ne Tirane dhe u ndertua nje stadium ne Kukes.

        Përgjigjjuni
    2. N
      Na myten

      Tani duhet me sha si shqipe europen kurve

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bimi

        Sepse ne shqiperi nuk vine te huaj serioze te investeojne se kur qe Sala gjysmen e fitimeve i donte sypeshkaqeni me banden e tani me Rilindjen gjysmen i kerkojne keta krokodilat e Edi Rames .

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xxxxx

          Mos beni te diturin. Serbia eshte para nesh si shtet dhe shoqeri. Ka qene e hapur dhe perendimi ka investuar vazhdimisht aty. Ne do vazhdojme te paguajme koston e prapambetjes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje