
“Është e qartë se Putin po i jep legjitimitet [pavarësisë] së Kosovës, për të kërkuar legjtimitet për Donbasin”, ka thënë komentatori serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç, për BBC.
“Opsioni i njohjes së Kosovës nuk përjashtohet, por mendoj se Putini po e ruan për një kohë më vonë, për ta përdorur në një mënyrë apo tjetër kur të përfundojë lufta në Ukrrainë”, ka thënë ai.
Si “çip për tregti”, thotë eksperti serb, Putin “mund ta luajë [njohjen] e Kosovës”.
“Hiqni duart nga Krimea dhe pjesa më e madhe e Donbasit, dhe unë do t’ju jap Kosovën e pavarur, dhe nuk do të krijoj probleme në Këshillin e Sigurisë që Kosova të anëtarësohet në Kombe të Bashkuara dhe organizata tjera ndërkombëtare”. Kjo, sipas Jakshiç, mund të jetë “mesazhi që Putin do t’iu dërgojë amerikanëve”.
Vladimir Putin në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres tentoi të nxjerrë një analogji mes konfirmimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe njohjes së pavarësisë të rajoneve separatiste të Donetsk’ut dhe Luhansk’ut nga Federata Ruse.
Si do e perdori si cip tregetie per Krime e Donbas? Kosova ka shpallur pavaresine qe ne vitin 2008, nqs Kosova do ishte precedent per keto dy rajone atehere Rusia do te njihte precedentin perpara se te njohe kopjet e precedentit. Eshte komplet inkompetence e diplomacise se Kosoves dhe Shqiperise qe nuk i pergjigjen kurre krahasimeve qe ben Putin me rrastin e Kosoves. Procesi i pavaresise se Kosoves eshte nje proces qe zgjati gati 10 vjet ku OKB,USA,EU dhe Russia ishin te gjitha te perfshira ne vendim marrje.I harruat diplomatet Kai Aide, Ishinger-Weisner-Alexander Botsan-Kharchenko,Ahtisaari dhe gjithe procesin e stergjatur. Ajo cka rusia ka bere ne Ukraine dhe Gjeorgji eshte thjesht aneksim territori. Nuk ka asgje te ngjashme me procesin e pavaresise se Kosoves .