
Duke iu referuar faktit se Kosova është shtet i pavarur dhe i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, presidenti rus Vladimir Putin para së gjithash ka dashur t’i arsyetojë pretendimet e tij kundër Donetskut dhe Luhanskut, por në të njëjtën kohë t’ia bëjë të ditur Serbisë se Rusia nuk e mbështet kur është fjala për Kosovën, ka vlerësuar për televizionin malazez Gradska RTV, avokati dhe ish-politikani kosovar Azem Vllasi.
“Edhe tani serbët kanë përjetuar zhgënjim total për shkak të deklaratës së Putinit, sepse vetë Serbia nuk e njeh qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe as me Rezolutën 1244. Prandaj le ta shohin Serbinë lakuriq. Tani nuk e kanë as mbështetjen e Rusisë”, tha Vllasi.
Në këtë mënyrë Putini e njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por jo me akt zyrtar, thotë Vllasi.
“Por Putini e ka bërë të qartë se e ka lexuar mirë dhe me kujdes qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila legjitimon pavarësinë e Kosovës, dhe kaq. Tani Putini po thirret në përvojën e Kosovës për interesat e tij, një qëndrim të tillë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ta justifikuar pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, për të cilat ai planifikon ta thërrasë dhe të improvizojë një referendum si në Krime, dhe t’i shtyjë ato në Rusi”, tha Vllasi.
Sipas Vllasit, Putini ia bëri të ditur Serbisë se ai e njeh zyrtarisht Kosovën dhe se Serbia, kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mund të llogarisë në Rusinë. Tani Serbia është në një situatë – ose ose – ose do t’i drejtohet Evropës, ose Rusisë. Sipas Vllasit, Vuçiq e ka zemëruar Putinin me politikën e tij të dyfishtë.
Pordhi kali në goje te mizes dhe nuk e pa njeri?! Idioteske!
Gazetarëve edhe mund t’u falet, por jo edhe një juristi profesionist. Juristët tanë e kanë për obligim të përditësohen edhe me filozofinë juridike, po sidomos me teoritë moderne juridike, siç janë psh. ato të Agambenit e të „gjendjes së jashtëzakonshme“. Putini është i qartë, ai e ka vënë botën në një gjendje të jashtëzakonshme duke shkelur çdo normë juridike ndërkombëtare. Ai nuk i njeh përfundimet e GjND për legjitimitetin e shtetësisë kosovare, dhe këtë e ka bërë të qartë shumë herë, duke iu referuar vetëm Rezolutës 1244 për Kosovën. Me deklaratat e tij të fundit ai vetëm sa do të justifikojë rezutatin e agresionit vetjak mbi Ukrainën, duke i dhënë vendimit të GjND vlerën e një precedenti. Pyetja që shtrohet për juristët shqiptarë është kjo: a do të legjitimonin ata sipas kësaj logjike edhe pushtimin rus të Ukrainës, qoftë edhe të ndonjë pjese të saj, psh. Krimen, Donjetskun apo Luhanskun? Sigurisht që juristët tanë në një rast të tillë do të mbyllnin gojën. Prandaj nuk është gabim ta mbyllin gojën edhe tani, dhe të mos mashtrojnë opinionin sikur Putini është treguar aq budalla, sa të bjerë në kundërshtim me vetveten, apo aq maskara, sa t’i kthejë shpinën pa pritur e pakujtuar aleatit të tij në Ballkan, që njëherësh përfaqëson edhe gozhdën e tij të vetme të Nastradinit në muret e Evropës.
BROCKULLA .PUTINI DO TA NJOHE KOSOVEN VETEM NESE GJ. N. D. DO TE NJOHE DONETSKUN DHE LUHANTSKUN, QE PER MENDIMIN TIM SDO TE NDODHE KURRE. POR KURRE MOS THUAJ KUR.
Flisni kot. Putini e ka enderr nje vendim te GJND per krimen, si ai per kosoven. Aktualisht, Putini i kerkon Ukraines qe ne marreveshje e luftes te futet njohja e Krimes. Putini thote, nese u njoh kosova pse te mos njihet krimea. Ose njoht krimen, rusia do njohi kosoven.
Kosova është politikë e faktit të kryer që nuk mund ta ndrrojmë askush. Putini e di këtë dhe do kërkojë të njëjtën për Krimenë dhe dy republikat e Donbasit,Osetinë e Jugut etj. Nëse perëndimi do oaqe dhe stabilitet duhet të negociojë me Rusinë për një kompromis të tillë. Ukraina defacto nuk ka më asnjë autoritet mbi Krimenë dhe Donbasin dhe nuk ka për ta patur më kurrë. Kështu që perëndimi para këtij fakti duhet të zgjedhë të mundurën. Ukraina neutrale pa Krimenë dhe Donbadin por me të drejtë për BE. Dhe njohje e Kosovës nga Rusia dhe e realitetit në Krime dhe Donbas. Pas Aksionit Special të Rusisë bota s'është më e njëjta.