Rusia mund të bllokojë vazhdimin e mandatit të EUFOR-it në Bosnje, paralajmërojnë ekspertët

1 Maj 2022, 15:21Rajoni TEMA
Rusia mund të bllokojë vazhdimin e mandatit të EUFOR-it në

Mandati i forcës paqruajtëse evropiane në Bosnje-Hercegovinë (EUFOR) skadon në nëntor të këtij viti, për çka kanë nisur spekulime se Rusia do të vendos veton e saj në Këshill të Sigurimit për të mos ia vazhduar mandatin.

“Në periudhën e ardhshme, veçanërisht nëse konflikti në Ukrainë vazhdon, Federata Ruse do të ketë nevojë për disa argumente për të negociuar pozicionin e saj gjeopolitik, pasi që kjo është edhe arsyeja se pse e ka nisur këtë luftë”, ka thënë ish-përfaqësuesi ushtarak i Bosnje-Herecegovinës në NATO, Alija Kozjlak.

Njëra prej kartave që Rusia mund të luajë, ka thënë ai, është pikërisht Bosnje-Hercegovina.

EUFOR si mision në Bosnje-Hercegovinë është që nga viti 2004 dhe përbëhet nga 3 mijë e 500 trupa nga të cilat 1 mijë e 100 ndodhen në BeH.

Perëndimi vazhdimsisht e ka bërë të ditur se në kontekstin e krizës në Ukrainë, jo vetëm që do të mbajë EUFOR-in në BeH, por edhe do ta fuqizojë edhe më tej.

Ekspertët, sipas Slobodna Bosna-s, thonë se nëse shtrirja e mandatit bllokohet nga Rusia, ka edhe alternativa tjera që rregullohen në Marrëveshjen e Dejtonit.

“Konkluionet dhe rezolutat e miratuara në Kombe të Bashkuara, që përfshin Rezolutën 15/51, e cila vlet për veprimet dhe bashkëpunimin e EUFOR-it dhe NATO-s, do të kërkohet, për shkak se deklarimet e të gjithë faktorëve dhe fuqive ndërkombëtare thonë se Bosnje-Hercegovina ende ka nevojë për prezencë të forcave ushtarake ndërkombëtare”, ka thënë Përfaqëusesi i Përheshëm i BeH-së, në OKB, Sven Alkaj për televizionin publik boshnjak.

Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik ka shfaqur “pakënaqësitë” e tij kohëve të fundit rreth EUFOR, ku i ka “penguar” qarkullimi i forcave paqeruajtëse në vend.

“Krejt papritur, rreth 500 ushtarë shtesë u shfaqën rreth e rrotull BeH-së, para shkollave, qerdheve dhe institucioneve publike. Ne jemi kundër një misioni të tillë. Sugjerimi im ka qenë që misioni i Althea-s të vazhdojë, por të mos kryejnë operacione të tilla pa pëlqimin dhe pa e pyetur presidenca e BeH-së”, ka thënë ditë më parë, Millorad Dodik.

Ndërkaq, të nevojshme dhe të domosdshme e ka quajtur prezencën e EUFOR-it brenda vendit, kryesuesi i presidencës boshnjake, Shefik Gjaferoviç.

“Gjatë historisë së zbatimit të Dejtonit, forca ushtarake ndërkombëtare ka dëshmuar të jetë një mjet efektiv për të ndaluar sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, dhe në këtë mënyrë mbi paqen. Ne mbështesim zgjerimin e misionit të Althea-s. Për Këshillin e Sigurimit, NATO ka një mandat të drejtpërdrejtë në Bosnje dhe Hercegovinë sipas Marrëveshjes së Dejtonit”, tha Gjaferovic.

Në vitin 2014, Rusia abstenoi nga votimi për mandatin ekzekutiv të EUFOR-it në Këshillin e Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të reaguar nëse mandati i EUFOR-it bllokohet dhe NATO ka konfirmuar se po shqyrton planet, ndërsa përgjigja më e fortë e Perëndimit, thonë ekspertët, do të ishte forcimi dhe vendosja e forcave të NATO-s.

Rritja e prezencës së EUFOR-it në BeH pas agresionit rus 

Me të filluar agresioni rus mbi Ukrainën, i menjëhershëm ka qenë rritja e prezencës së EUFOR-it në BeH, si përgjigje ndaj një bartjeje potenciale të konfliktit në Ballkan.

Një kolonë automjetesh të blinduara, që transportonin kamionë, hynë në Bosnje në pikën kufitare Bosanski Samaca në BeH, transmeton Patria.

Siç pati lajmëruar forca paqeruajtëse evropiane EUFOR më parë, po përgatiten patrullime operacionale të intensifikuara për të mbështetur BeH-në dhe partnerët e saj.

Ata thanë se përkeqësimi i situatës së sigurisë në nivel ndërkombëtar mund të shkaktojë paqëndrueshmëri në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se vendosja e këtyre forcave është masë paraprake.

“Po ndërmerren masa për të forcuar stabilitetin në BeH, duke pozicionuar një numër të mjaftueshëm të forcave të afta në vend që do t’i japin mbështetje institucioneve të BeH-së duke ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm”, ka thënë EUFOR.

Vendosja e forcave do të zgjasë deri në 8 mars dhe trupat e EUFOR-it do të vendosen në zona të thella në BeH.

Të gjitha këto aktivitete kryhen në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kornizë për Paqe në BeH, thuhet në njoftim.

Ushtarët e EUFOR-it si dhe automjetet ushtarake janë parë sot në Zvornik, raporton një portal lokal.

Pasi anëtarët e rinj të EUFOR mbërritën në BeH, u njoftua se ata do të vendoseshin në zona të thella.

Të shtunëns, automjetet e EUFOR-it patrulluan BPK Gorazhde dhe u panë edhe në Foçë të Republika Srpska-s.

Forca paqeruajtëse e Bashkimit Evropian në Bosnje gjithashtu tha të shtunën se Franca do të kryejë fluturime stërvitore me avion të shpejtë mbi Bosnje duke pasaur parasysh përkeqësimie e situatës së sigurisë në nivel ndërkombëtar.

BE-ja javën e kaluar vendosi të rrisë forcat e saj EUFOR në 1,100 trupa nga 600 duke dërguar rezerva nga Austria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia për të shmangur paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bosnja ndodhet qindra milje larg luftimeve, por po përballet me një lëvizje separatiste serbe të Bosnjës gjithnjë e më bindëse që analistët thonë se ka të paktën mbështetje të heshtur nga Moska.

“Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe dhe, nga e hëna e 7 marsit, avioni i saj Rafale do të kryejë fluturime në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën,” tha EUFOR.

Zyrtarët e lartë të NATO-s dhe BE-së kanë paralajmëruar se paqëndrueshmëria nga lufta në Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Gjeorgji.

Bosnja, ashtu si Ukraina, ka thënë prej kohësh se dëshiron të anëtarësohet në NATO – një pozicion që ka zemëruar Rusinë.

Moska tha në mars të vitit të kaluar se do të reagonte nëse Bosnja do të ndërmerrte hapa drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

Serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi Milorad Dodik, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë NATO-s.

Dodik, i cili është anëtar serb i presidencës trepalëshe të vendit, ka iniciuar krizën më të keqe politike të Bosnjës që nga fundi i luftës së saj në vitet 1990, duke sfiduar institucionet shtetërore si pjesë e përpjekjes për një kohë të gjatë të serbëve për t’u shkëputur dhe përfundimisht për t’u bashkuar me Serbinë fqinje.

EUFOR, i cili zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004, përbëhet nga rreth 3,500 personel – 600 prej tyre aktualisht të dislokuar në vend.

EUFOR është vendosja ushtarake e BE-së që mbikëqyr zbatimin ushtarak të Marrëveshjes së Dejtonit.

Lini një Përgjigje