
Nëse Serbia mendon se Rusia do t’i ndihmojë për të zgjidhur çështjen me Kosovën, le t’i thërret mendjes e ta rimendojë mirë këtë gjë, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill për “Voice of America”.
Rusia nuk po e mbron askënd përveç vet zotin Putin, tha Hill.
Andaj, shprehet ambsadori amerikan, Serbia duhet të ketë kujdes në përdorimin e argumenteve se po përfiton gjë nga lëvizjet e Rusisë.
“Unë i kuptoj dinamikat në Këshill të Sigurisë. E kuptoj thelbin. Por, Serbia duhet të vendosë se çfarë marrëdhëniesh do të ketë me fqinjtë dhe si do t’u qaset atyre”, theksoi Hill.
“Serbia nuk duhet të sheh Rusinë në korrelacion me Kosovën, e as anasjelltas”, tha i bindur ambasadori amerikan. “Këto gjëra Serbia duhet t’i sheh veç e veç”.
“Rusia deri më tani ka shkaur përtej asaj që ne e quajmë dinjitet ndërkombëtar, shumë larg vlerave perëndimore, kështu që nëse mendoni se Rusia do t’iu ndihmojë me Kosovë – rimendiojeni mirë”, u shpreh Christopher Hill për VoA.
Hill për dialogun Kosovë-Serbi tha se e kupton se sa i vështirë është, “e kam bërë edhe vet në të kaluarën”.
“Negociatat janë tejet të vështira dhe e di se BE bën më të mirën, gjë që Sebrua dhe Kosova duhet ta respektojnë. Këto çështje fare të lehta nuk janë, sepse po të ishin, do të ishin zgjidhur që moti”.
“Duhet të kuptojmë vështirësitë, por je të jemi pengje të tyre, e të shohim ku duam të arrijmë. A duan të ngelin këtu, apo duan jetë më të mirë për serbët. Por një diplomat amerikan nuk duhet t’i tregojë serbëve çfarë të bëjnë”, u shpreh Christopher Hill.
“Ideja se Rusia do t’i zgjidhë problemet serbe në Kosovë ose diku tjetër, vetëm shikoni situatën në Ukrainë dhe më thoni se a është i vlefshëm propozimi që Serbia të mbështetet në Rusi për çdo gjë”, tha mes tjerash ai.
Me kalimin e kohes, gjerat qartesohen. Europen e udheheqin Gjermania dhe Franca, qe dihet se mbeshtet Rusine. Tani marrim vesh se edhe Gjermania ka bere lojen e Rusise. Dialogu Kosova Serbi eshte zvarritur ne radhe te pare nga Merkel, per te gjetur nje zgjidhje qe te kenaq Serbine. Kjo ishte arsyeja qe Vucic nuk terhiqej, pasi merrte sinjale pozitive nga Brukseli. Konflikti Rusi Ukraine e me gjere, ndoshta mund te jete pozitive per fatin e Kosoves.