Analisti ushtarak serb përgënjeshtron Vuçiçin, armët kineze dhe ruse janë të karakterit “sulmues” – jo “vetëmbrojtës”

3 Maj 2022, 10:10Rajoni TEMA

Analisti ushtarak serb përgënjeshtron Vuçiçin,

Armë të tilla çfarë u panë në ekspozitën ushtarake në Batajnicë të shtunën nuk janë të karakterit vetë-mbrojtës, por ofansiv ose sulmues, ka thënë analisti ushtarak serb, Aleksandër Radiç për median serbe “Nova”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, blerjen e sistemeve kundër-ajrore kineze, dhe ato ruse i quan të karakterit vetë-mbrojtës, por ndryshe shprehen njohësit serbë të çështjeve ushtarake. Në fakt, ata thonë krejtësisht të kundërtën.

Vendet fqinje të rajonit me të drejtë ngrisin shqetësimet, raportoi “Nova” në një bashkëbisedim me ekspertë të mbrojtjes.

“Për herë të në këto katërdhjetë vite, u ble sistem mbrojtës ajror. Zona e shkatërrimit i atij sistemi është konsiderueshëm më i lartë se çfarë kemi pasur deri më tani, në fakt katër herë më i lartë. Përveç kësaj, ende do të kisha preferuar kapacitet e MiG-29. Disi ato mbeten në hije. Me modifikime, këto aeroplanë e kanë të mundur të veprojnë me gjysëm toni bombë ajrore”, ka thënë Radiç.

Armë të tillë mund të jenë vetëm të karakterit ofansiv, shpjegoi ai.

“Në rend të parë kjo është, edhe pse nuk e gjeni në media. FK-23 është sistem i ri, por ama nuk është i karakterit vetë-mbrojtës. Në rend të parë është njëfarë adresimi ndaj vendeve të vogla për të dërguar mesazhin se askush nuk guxon të afrohet. Por 29 SM MiG është ekskluzivisht armë ofavnsive”, thotë analisti ushtarak.

Radiç thekson se në ekspozitë u panë edhe tre bateri me 18 armë vetëlëvizëse të reja 155 mm B52, me një rreze veprimi prej 50 kilometrash.

Analisti ushtarak thekson se për shkak të armëve të tilla, “Lindja” dominoi ekspozitën në Batajnicë.

“MIG 29 i modernizuar i Rusisë, qielli ishte MIG-35 M rus, sistemi FK-3 është kinez. Sistemi FK-3 ishte mjaft interesant për atashetë ushtarakë që mund ta shihnin tani dhe u konfirmua se rrezet e tij janë 100 km. Kjo është zona brenda së cilës mund të godasësh objektivin”, ka përfunduar ai.

6 Komente

  1. Visi

    Për publikun shqiptar më i përshtatshëm do të ishte tiulli: "Analisti ushtarak serb përgënjeshtron Edi Ramën: Armët ruse dhe kineze janë të karakterit sulmues dhe jo vetëmbrojtës"

    Përgjigjjuni
    1. Visi

      Për publikun shqiptar më i përshtatshëm do të ishte tiulli: "Analisti ushtarak serb përgënjeshtron Edi Ramën: Armët ruse dhe kineze janë të karakterit sulmues dhe jo vetëmbrojtës"

      Përgjigjjuni
      1. V
        Virusi

        Visi = bole

        Përgjigjjuni
        1. V
          Visi

          Hëë mo,po të dhembë e vërteta ooo Ramuc apo s'i mund t'i kthehet fjala Partisë dhe shokut.....

          Përgjigjjuni
        2. n
          na myten

          Per "bandillin apo bandillen" visi nje pyetje kisha (kuptohet bashke me ate anal-istin) ...: .AK47 (kallashnikovi) dhe te gjitha "simotrat" e saj nga gjithe bota prodhuar jane arme sulmi ...keshtu cilesohen visi (duket qe s'ke bere ushtri dhe s'ja ke haberin) pra duke qene arme sulmi ( ne gjuhen ushtarake) i bie qe as ato s'duhet ti mbajne serbet se trembet visi dhe viskat e tjere ??!!! Ato raketat e USA-s qe jane instaluar ne te gjithe europen mundet te me thuash jane mbrojtese apo sulmi ??? Perpara se te hapesh ate "kamare" per te fendur bluaji mire ato qe ke ne radake dmth reflekto ....dhe lesho ato qe nuk qelbin me injorancen tende ....visi

          Përgjigjjuni
          1. Visi

            Injoranto ....unë vetëm e kam cituar avokatin e Serbisë Edi Rama: Armët e Serbisë nuk paraqesin rrezik sepse janë për vetëmbrojtje,kështuqë sado të mundoheni t'arsyetoni Shokun Edi Rama ju idiotët e dobishëm të Partisë s'bëni gjë tjetër veçse idiotizmin e Disciplinës Partiake të trashëguar nga Partia Nënë e Punës....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje