
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç sot nga Greqia ka folur për takimet që do t’i ketë nesër në Berlin, një me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe tjetrin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.
“Nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, ka thënë Vuçiç. Në Berlin nesër do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Scholz në përkrahje të dialogut në Berlin ka ftuar edhe emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Lajcak do t’i presë në një darkë informale të përbashkët Kurtin e Vuçiqin, pasi të dy liderët të kenë përfunduar takimet e tyre me kancelarin gjerman.
"Informale"??? Nuk e di tog fjaleshin shqipe "jo zyrtare"?
Ve bast se Kurti do i kujtoj Vuciqit se ai eshte gabim qe mbeshtet rusin.Vuciqi do i thote se kjo eshte pune e Serbise. Kurti do harxhoje edhe minuten e fundit duke i kujtuar se ai po blen arme per te sulmuar Kosoven dhe Evropen. Ndjekesit e Kurtit do komentojne se Kurt Kingu i ciu nonen serbit.