
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka thënë serbëve se pas deklarimit të presidentit rus, Vladimir Putin, se njëjtë si Kosova edhe dy republikat separatiste në Ukrainë duhet të njihen si shtete, situata për Serbinë ka ndryshuar për keq.
Në një konferencë për media, në fjalimin që tha se e ka ndër në 10 pika, pikën dy e kishte rezervuar për të folur rreth Kosovës.
“Situata jonë ka ndryshuar për keq, edhe pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Jo sepse kishte për qëllim të dëmtonte Serbinë, por e ngriti çështjen e Kosovës në një mënyrë tjetër, për të mbrojtur interesat e rusëve”, deklaroi Vuçiç.
Sa i përket takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe më pas edhe me Albin Kurtin dhe Miroslav Lajçakun e Bashkimit Evropian, Vuçiç deklaroi se ka pranuar çkado që i ishte kërkuar.
Këtë thotë se e bëri lehtësisht, pasi e dinte se pala tjetër (Kosova) nuk do të pranonte asgjë që pranon Vuçiç.
“Ata (pala kosovare) gjithashtu refuzuan të hartonin një deklaratë të përbashkët. Ata kërkuan që të hiqej një fjalë, pastaj të hiqej një fjali. Unë, pranova gjithçka, duke e ditur se ata nuk do të pajtoheshin”, deklaroi Vuçiç.
Ai e ka komentuar edhe kryeministrin Kurti, ka deklaruar se ai po e imiton kryeministrin e Ukrainës.
“Ta keni në mendje se e gjithë politika sot ka ardhur në faktin se shumë do të donin të luanin Zelenskyin vendas, të luanin viktimën”.
Zagar i Putinit. Edhe gjoja zemërimkn me Putinin e përdor për të goditur Zelenskin. Vinu re si e quan: njeri që "luan viktimën". Pra Ukraina është fajtore, i ka rënë qafë Putinit të Vuçiqit, e tani Putini po i "tregon vendin" hiqet si viktimë. Pra sipas këtij politikani, që çuditërisht perëndimi e mban për të moderuar, agresori i vërtetë është Ukraina, Rusia është viktima e vërtetë.
Ske nevoje te pranosh gjithçka, Thuaj vetem Kosova republik,firmose, dhe pastaj hajde te bisedojmë sa te duash. Por me sa duket keni biseduar vetem për motin,ndërsa Kosovës dreqi e din çfarë i keni kërkuar qe keni marrë nje JO nga Kurti