"Nëse Kosova aplikon në Këshillin e Evropës, Serbia aktivizon fushatën për 14 çnjohje”

6 Maj 2022, 11:13Rajoni TEMA

"Nëse Kosova aplikon në Këshillin e Evropës, Serbia

Nëse Kosova zyrtarisht paraqet kandidaturën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe, i cili operon në kuadër të NATO-s, atëherë Serbia do ta aktivizojë fushatën e saj lobuese kundër çnjohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat e afërta me pushtetin në Serbi.

E përditshmja Novosti, në një shkrim ku thuhet se mbështetn në burime, nxjerr se “Serbia tashmë ka në sirtarë 14 shtete të cilët janë të gatshëm ta çnjohin pavarësinë e Kosovës, nëse kjo e fundit tenton të aplikojë në këto dy organizata ndërkombëtare”.

Madje, sipas medias pro-pushtetit Novosti, “paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe, në prani të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ishte shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Ëashingtonit”.

Gjithsesi, marrëveshja e Uashingtonit, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, s’është përfilluar asnjëherë nga shteti serb.

Ndërsa, brenda të njëjtit tekst, ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç, paralajmërimin se Kosova do të aplikojë në dy këto organizata ndërkombëtare, e sheh si një operacion të sinkronizuar me perëndimin.

“Kjo është një përpjekje për të konfirmuar shtetësinë e Kosovës dhe për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare të kontrolluara nga Perëndimi. Meqenëse politika e njohjes së Kosovës nuk po shkon mirë, ata duan të përfshihen në organizatat ndërkombëtare nga dera e pasme. Ne do të kundërshtojmë. Por, nëse kjo ndodh, të gjitha detyrimet dhe kufizimet tona pushojnë dhe duart tona priten”, ka thënë Milivojeviç.

Serbia asnjëherë s’u ka qëndruar premtimeve për ndalimin e fushatave lobuese kundër çnjohjes së Kosovës. Edhe kur ishte arritur dakordimi për një memorandum një vjeçar, se Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësime të reja në organizata ndërkombëtare dhe Serbia nuk do të bëjë fushatë kundër Kosovës, shteti serb kishte vazhduar me të vjetrën.

Gjithashtu, kërcënime të tilla të çnjohjes masive të shteteve për Kosovën, gjithmonë kanë rezultuar më shumë si propagandë kërcënuese, sesa fuqi reale e Serbisë për të ndikuar në kaq shumë shtete.

5 Komente

  1. B
    Bato

    Budallenjte e Europes e kane emrin Serbi. Kur e njeh USA, britania, gjermania e Franca, te dhjefsha hondurasin!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Ja pra, ky është ai komshiu që, siç predikon gjyshja e Ramës me gojën e Ramës, është i lumtur kur komshiu i tij është i lumtur.

      Përgjigjjuni
      1. i
        illyrian

        Ne serbët aty do ti kemi gjithmonë por pyetja është a na duan ne serbet aty ku jemi sepse nga çfarë tregon sjellja e tyre në këto 135 vitet e fundit ata s'na kanë dashur asnjëherë dhe janë përpjekur gjithmonë të na zhdukin ... Le të mendojmë mbi këtë sepse të mirë po por jo budallenj shpresoj të mos jemi ...

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosova eshte Shtet Sovran .Cdo ky buzVici !

          Eshte e qarte ,qe Vucici si Shtet ndjere Siperior mbi Shtetin Kosovare ,ne cdo drejtim por vecanarishte me Armatim /Ushtri , fryre edhe kohet e fundit nga Rusia ,gjithmone do nderhyje dhe sulmoje Politikishte Kosoven madje do provokoje e perdore Forcen ! Perse ? Sepse eshte e thjeshte per te kuptuar nga te gjithe . Sot ne Bote njihet vetem Forca Ushtarake e aspak Arsyeja dhe Llogjika e rrespekti Konventave Nderkombetare apo Aleancave ,te cilat i thyen cdo i Forte . Nqs NATO (s'do linte linte Shqiptaret_ te c'armatosur si ne Shqiperi

          Përgjigjjuni
          1. k
            kush je ti mer bir kurve qe censuron shqiptaret

            mor bythqir moderatore , qe i jep Komentet ktu gjysem per gjysem ,cfar karin je ti ? Mos je ndonji nga ata krimbat e grekut qe jeton ne halene e medies shqiptare ,apo noj rropsi antishqiptare qe s'te pelqen qe shqiptaret t'ja plasin surratit Mashtrueseve te ksaj Bote qe tallen me shqiptaret ? Po kur u bot edhe ju me sufllaqexhinj te beni moderatorin ktu o vemjet e halese

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje