Tone pro-ruse në Beograd në parakalimin për Ditën e Fitores

9 Maj 2022, 21:30Rajoni TEMA

Tone pro-ruse në Beograd në parakalimin për Ditën e Fitores

Një nga pjesëmarrësit në një parakalim për nder të trupave serbe dhe sovjetike që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbante një shkronjë të madhe Z - simbol i pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa një tjetër solli një fotografi të madhësisë reale të presidentit rus, Vladimir Putin.

Disa qindra persona u mblodhën të hënën në një park të qytetit për të parakaluar së bashku deri te varrezat, ndërsa po mbanin në duar fotografi të paraardhësve që kanë luftuar në Luftën e Dytë Botërore.

“Besoj se është thelbësorr, posaçërisht tani, që njerëzit të kujtojnë sakrificat e bëra në atë ditë të fitores”, tha pjesëmarrësja Marija Deuriç, stërgjyshi i së cilës ishte gjeneral gjatë luftës.

“Paqja do të rikthehet. Shpresoj që të gjithë, si paraardhësit tanë që luftuan për liri, do të luftojnë për paqen e vërtetë”, tha ndërkaq, Nebojsa Radiç.

Serbia, e cila ishte bombarduar nga NATO dy dekada me parë, dhe e cila ka pasur lidhje kulturore me Rusinë për disa shekuj, i është shmangur trysnisë për të marrë anë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, pavarësisht thirrjeve të perëndimit që t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës.

Lini një Përgjigje