
Në Mal të Zi, kryetari i Gjykatës Ekonomike Blazho Jovaniq dhe disa persona të tjerë u arrestuan të hënën me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.
Kryeministri Dritan Abazoviq përshëndeti aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit duke thënë se ai paraqet përgjigjen më e mirë ndaj kritikave për përpjekje të pamjaftueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq e përshëndeti aksionin e Drejtorisë së Policisë, duke thënë se është treguesi më i mirë i përkushtimit dhe luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili është vendosur si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së re.
Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, shoqëria civile dhe disa media malazeze , për një kohë të gjatë, kanë tërhequr vëmendjen se “në Mal të Zi ekziston e ashtuquajtura “mafia e falimentimit”, e cila përbëhet nga një rrjet gjyqtarësh të korruptuar dhe administratorësh të falimentimit …”.
“Ata kanë përvetësuar prona shtetërore, me çmime të volitshme, duke fituar pasuri të mëdha në dëm të Malit të Zi dhe qytetarëve të tij, si dhe punëtorëve të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, të cilat u shkatërruan në këtë mënyrë dhe u kthyen në prona private të personave të afërt me regjimin e kaluar,” thuhet në reagimin e tyre.
Një rol të veçantë në këto falimentime, sipas disa analistëve ekonomike dhe gazetarëve, pati kryetari i Gjykatës Ekonomike Blazho Jovaniq.
“Ai do të mbahet mend si më përgjegjësi për shpërndarjen e mundshme diskriminuese të rasteve të falimentimit në gjykatë, ku në vetëm një vit kalendarik, më shumë se gjysma e të besuarve të licencuar nuk u punësuan kurrë . Jovaniq reduktoi numrin e këshillave tregtare vendimmarrëse gjatë mandatit të tij dhe kështu kishte kontroll të plotë mbi kundërshtimet në të gjitha procedurat përmbarimore,” thanë ata.
Arrestimi i sotëm pason atë të 18 prillit të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, nën dyshimet për krijim të organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm.
Medenica është ndaluar në aeroportin e Podgoricës nën dyshimet për krijim të organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm.
Arrestimi i saj erdhi pasi mediat publikuan transkriptet e mesazheve të shkëmbyera mes djalit të saj, Milosh Medenica dhe oficerit të policisë Darko Laloviq, në të cilat ata organizonin blerjen e kokainës dhe cigareve kontrabandë në portin e Tivarit. Në transkriptet e bisedave në një aplikacion të koduar të mesazheve, Milosh Medenica pretendonte se nëna e tij ishte në dijeni të biznesit të tyre të paligjshëm dhe se ajo do t’i mbronte.
Pikerishte se Mali i zi ,me kto Veprime qe tregon se Drejtesia atje funksionon dhe eshte drejt rruges se vendosjes se Standarteve Europiane ,prandaj edhe shikohet e trajtohet ndryshe ,me me perparesi nga BE-ja se ne shqiptaret .Mesa duket Rama e ka kap kte Pike te Rendesishme te Drejtesise Korruptuar e kapur nga Krimi (banda e Lalzit) si nji nder Kriteret Baze te BE-se dhe ka filluar te ndihet e vere ne levizje Spak Putanen ,sepse kjo mban edhe investoret Perendimore larg Shqiperise . --------- Dhe kjo arritje e Malit te Zi si Shtet ben qe Europa ta marri ate seriozishte e integroj ne cdo pjemarrje .Psh kto Dite Ushtria e Malit te Zi merr pjes ne nji Stervitje Ushtarake ne Terren Malore (Taktika te Luftes ne terrenet malore ) me nji ser Ushtrish te disa vendeve te tjera te drejtuara nga Gjermania .Nuk e di ne se eshte e ftuar aty edhe Ushtria Shqiptare !!!!!!!!!!!!!
Ja, shihni sa kollaj arrestohen gjyqtaret neper vendet e tjera,tak fak.Krahasoni proçeduren qe ju be Llalles,i thane ik jashte Shqiperise,pastaj do te denojme,pastaj do te kerkojme etj etj.Per arrestim as nuk behej fjale.Kjo eshte drejtesia albaneze.
PO SPAK DHE BKH TEK NE NE SHQIPERI KUR DO BEJNE SI KOLEGET E TYRE NE MAL TE ZI, APO KETU "KOLEGET" NUK MERREN ME "KOLEGET". SPAK DHE BKH TASHME KANE DESHTUAR PLOTESISHT DHE JANE NE MBI 85% BRENDA RADHEVE TE TYRE NJEREZIT E SALI BERISHE DHE ILIR METES. PER KETE FLASIN VETE BRENDA RADHEVE TE TYRE, SE ME MIRE ME SALEN DHE ILIRIN SE SA ME EDI RAMEN QE ME KETE REFORME DO TE NA PASTROJE TE GJITHEVE. NE DUHET TE MBAJME E MBROJME NJERI-TJETRIN SI SISTEM DREJTESIE DHE SALEN DHE ILIRIN ME FAMILJET E TYRE, PA PER KETA TE TJERET (PS DHE EDI RAMEN) NUK DUAM TJA DIME DHE DO GERMOJME SA ME SHUME PER TE DENUAR VETEM NGA RADHET E TYRE SE SA NGA RADHET E BERISHES APO METES, SEPSE KETA TE DY NA KANE BERE TE PASUR NGA HICI QE ISHIM PARA 20 A ME SHUME VITEVE.