Kadri Veseli: Deklarohem i pafajshëm dhe dua që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt

10 Maj 2022, 12:04Rajoni TEMA

Kadri Veseli: Deklarohem i pafajshëm dhe dua që procesi gjyqësor

”Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Kadri Veseli, ish-kryeparlamentar i Kosovës, mbi akuzat të cilat i janë shtuar së fundi në aktakuzë, nga Dhomat e Spcializuara në Hagë.

Veseli ka deklaruar se i ka lexuar aktakuzat megjithatë, ka kërkuar para trupi gjykues, që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë.

”I kam lexuar, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejtë dhe të kem të drejtën time të shpreh pozitën time dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të UÇK-së dhe këtij gjyqi të nderuar”.

”Ju falënderoj për të gjitha të drejtat, dhe kisha pas dëshirë që këto të drejta që i përmendni të kem të drejtë dhe t’i aplikoj”, vazhdoi më tej Veseli.

1 Komente

  1. s
    shefki

    PO normal i pafajshem si dhe te gjithe te tjeret qe gjinden ne at burg ne krye me Z.President Thaqin e kam nji lutje per Z Haradinaj pasi qe esht ne Amerik si mysafir tek njerzit qe e kan kundershtu luften e e kan takue Karlla Deponten le ta perdor autoritetin e vet tek ta qe ti kthejn mrapa ne kosove Qlirimtaret siq diten ti akuzojn e ti sjellin ne Hage. Po,po pra pikrisht jan kta qe u takun ne New York me Karla Deponten e ben akuza te paqena per Qlirimtaret. ne qofse keni ndoi reagim u lutemi emrin e mbiemrin une jam SHefki Mexhani SH B A

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje