Politologu serb: Albin Kurti e kupton që rrethanat janë në favor të Kosovës në raport me Serbinë

10 Maj 2022, 11:32Rajoni TEMA

Politologu serb: Albin Kurti e kupton që rrethanat janë në favor

“[Kryeministri i Kosovës] Albin Kurti e kupton që situata është në favor të Kosovës dhe për këtë arsye ka vepruar në ofansivë dhe hapa vendimtar duke qenë në dijeni se Beogradi nuk është në pozitë për të reaguar”, ka thënë politologu serb, Ognjan Gogiç.

Duke iu referuar asaj që ai e quajti “pamundësi për të reaguar” rreth ndalimit të mbajtjes së Referendumit për Ndryshimet Kushtetuese të 15 janarit, dhe ndalimit të zgjedhjeve serbe të 3 prillit brenda territorit të Kosovës, ai tha se “kjo gjë tregon mjaftueshëm”.

“Për shkak të situatës në Ukrainë, Beogradi po mënjanon çfarëdo eskalimi në konflikte në mënyrë që të shmangë akuzat se po imiton Moskën. Çfarë ka ndodhur muajve të kaluar është që Beogradi është dorëzuar para lëvizjeve të Kosovës, pavarësisht se ka bërë pak zhurmë”, ka thënë ai për Danas.

“Për Serbinë, kjo krizë e përgjithshme është sfiduese sepse Prishtina, e udhëhequr nga Albin Kurti e kupton që rrethanat janë në favor të tyre. Kurti ia doli të ndalojë zgjedhjet, fitoi respekt në kuptimin e reciprocitetit të targave, dhe morri hapa drejt forcimit të autoritetit të Kosovës në Veri”, u shpreh ai.

Paraqitjet e fundit të zyrtarëve perëndimor në takim me zyrtarët serbë, sipas tij, krizën aktuale e shtruan edhe përmes çështjes së Serbisë me Kosovën.

Megjithatë, konsideron ai, “presionet që i shtrohen Sebrbisë janë vetëm të natyrës verbale”.

“Është fakt që trysnia është e natyrës verbale. Në këtë momkent, Perëndimi s’ka as shkop as karrotë, do të thotë, as ndëshkim e as shpërblim, që të mund të bindtte Serbinë të ndryshojë pozicionin e saj. Atmosfera publike është bërë asisoji vetëm sa për të maskuar mungesën e instrumenteve për të ndikuar në suituatën në Ballkan. Nuk dimë që BE dhe ShBA kanë politika të definuara drejt Serbisë dhe Ballkanit. Ka vetëm histeri mediatike. Në situata të këtilla, nuk ka nxitje për të arritur diçka të rëndësishme në terren”, u shpreh ai.

5 Komente

  1. A
    Ashtu Kot

    Djalli mbetet djall. Edhe kur te shan edhe kur te mburr, djalli e ka me shejtanllek. Serbet jane shume te djallezuar. Mund te them, qe eshte hera e pare qe degjoj qe nje serb flet per "sukseset" e Albin Kurtit. Djallezia e tij qendron ne faktin se ne te tera pikat qe ai "mburr" Kurtin, fshihet thika serbe kunder Kosoves. Ai thote: "Kurti ia doli të ndalojë zgjedhjet, fitoi respekt në kuptimin e reciprocitetit të targave, dhe morri hapa drejt forcimit të autoritetit të Kosovës në Veri”. Pra ai mburr Kurtin per kundershtimet qe ai i ka bere politikes evropiane dhe amerikane si per zgjedhjet dhe refuzimet per te biseduar per statusin e serbeve te Kosoves. Ky qendrim serb eshte aq i cudicem sa ngjan si dy pika uji me qendrimin e mbeshtetesit te Kurtit, qe e quajne Kurtin, Albin Kingu. Gjitmone kur flet nje serb, ne duhet te shikojme se ku fshihet helmi i tij. Duket sikur ai duke i dhene "kredi" Kurtit, e nxit ate te eci ne rrugen e kundershtimit te Amerikes dhe konflikteve me Evropen. Eshte nje nxitje qe ai i ben Kurtit te veproje me koken e "vet", qe zbulon se cdo ne te vertete Vuciqi. Ne kushtet ku vertete Serbia eshte ne pozite te veshtire, Kurti eshte i vetmi resors qe te sabotoje bisedimet dhe te vazhdoje ne rrugen e tij te "revolucionarit patriotik", qe duke share serbin me fjale "te qifsha nenen or serb", saboton thelbin e bisedimeve dhe bashke me te edhe te suksesit te mundshem qe Kosova te njihet nga Serbia. Sot dhe jo neser eshte koha qe Kurti, ne bashkepunim me Ameriken dhe Evropen te zgjidhi problemet sipas platformes "biseda gjitheperfshirese me njohje reciproke" dhe jo flokusa te tilla te pakuptimta si ajo e fundit ku ai tha qe "njohja nuk duhet te vije ne fund, por bisedimet te zhvillohen ku ne qender te jete njohja reciproke". Pra jo vetem del kunder perendimit por propozon qe kjo platforme nga urdher eminent qe Serbia te njohi Kosoven, e kalon ne biseda pa fund, ku ne qenedr te jene llafet dhe jo marreveshja zyrtare.... Pra ky "filozofi" serb, e nxit Albinin te ece ne rruge te gabuar dhe kunder Amerikes. Ndoshta keto ide "gjeniale" dhe "orgjinale" te Kurtit qe kundershtojne platformen perendimore per bisedimet, e kane burimin thelle ne zyrat e Beogradit.. Albini dhe koka e tij e "shtrember" eshte e vetmja mundesi qe Vuciqi te sabotoje bisedimet ne keto situata te pafavorshme per Serbine dhe ta shtyje njohjen per kohe me te mira per Serbine. Pikerisht kete ide do te "fusi nen rrogoz" edhe ky serb 14 karad, qe mendon per Albinin se ai eshte naiv dhe do ngrefet si K...rr nga mburrjet qe i ben serbi. Varjanti me i keq eshte se ky serb nuk ka objekt Albinin, por polpullin shqiptar. Mundet qe kjo eshte platforme e pergatitur ne zyrat e UDBES per te bere diversion ndaj nesh, qe te kuptojme "te verteten" mbi Albinin! Kujdes si nga Vuciqi, por edhe nga Albini! Kur te mburr armiku shiko ku eshte thika e tij….

    1. D
      Dardania XXI

      E kupton ti që je një Idiot me plotë kuptimin e fjalës. Po për Ballkanin e hapur ke gjë për te thënë?? Tashti po ta kthej kosovarqe, ka 10 vite në Bruksel që Kosova osht subjekt i dialogut e jo pal siq e lyp rezoluta e Këshillit t'Përgjithshem e KB, pas verdiktit të GjND, e që osht normalizimin e marrdhanieve mes dy palëve. 10 vite kompromise t'pafundme dhe si rezulltat kena qendrimin Serb se kurrë s'kom me e njoftë Shtetin e Kosovës. Pa gadishmeni t'Serbisë pêr njohje ky dialogë osht i kot, farsë dhe i pakuptimt. Kompromiset kanë mbaru, tash osht koha për levizje nga ana e Serbisë dhe përmbyllje te ktij dialogu. Kosova ska çka me dhonë ma. Kto po e thotë Kurti! dhe zbulon mosgadishmenin e Serbisë. Marrëveshje ska, vetëm nëse perendimi e detyron por shenjat janë që ska antarsim te shpejtë n'BE, si rezulltat ska as karrotë. Për trushperlamsit e Ramës Kosova nuk ka asnji randsi, kështu që nuk po kuptoj komentin, perveçse nevojes per me hedh do helm n'drejtim t'Kurtit. Bregoviqi dhe SerboBallkani i hapun osht ftyra juej, për marên tuej. Për fat t'keq t'Serbisë, e fatin e mirë rajonit, ky BH osht veç nji lindje e vdekun. Edhe ktu Kurti osht kogja meritor.

      1. Q
        Qufaj

        I nderuar , Pajtohem me komentin tuaj 100%, per mendimin tim ke thënë te gjitha me pak fjalen. Kurse ai "Koti"qartë mban anen Rames dhe -viçave tjerë.

        1. Q
          Qufaj

          I nderuar , Pajtohem me komentin tuaj 100%, per mendimin tim ke thënë te gjitha me pak fjalen. Kurse ai "Koti"qartë mban anen Rames dhe -viçave tjerë.

      2. A
        Ashtu Kot

        @Dardania Idjot eshte ai qe flet idjotlleqe. Ti tregohesh idjot qe ne fillim kur thua qe Kosova eshte subjekt dhe jo pale. Me sa kuptoj une e ke fjalen qe Kosova eshte objekt i bisedimeve dhe jo pale, ne bisedime... Ndryshimi nga fjala objekt dhe subjekt eshte se objekti eshte placke, kurse subjekti eshte njeriu...besoj e kupton se cfare injoranti je.... Sa per te te sqaruar une mendoj "me zi" se ty. Une mendoj se me serbin nuk do kete asnjehere paqe, ashtu sic fantazon ti. Kjo mosmarreveshje me serbet ka ardhur qe ne diten e pare qe ata zbriten nga Karpatet dhe do vazhdoje deri sa Serbia te ekzistoje.... Ke shume te drejte kur thua qe Vuciqi ka deklaruar 1000 here se serbet nuk do e njohin Kosoven. Duke u nisur nga kjo e vertete ti del ne konkluzion te gabuar qe dialogu eshte i kote. E verteta eshte se Vuciqi eshte "dhelper" e vjeter dhe mashtron "gomere" si ty dhe Kurt Rrumpallen me deklaratat e tij. Deklaratat e Vuciqit ti dhe Kurti duhet ti kuptoni per qellimin qe behen. Keto deklaratta te tilla 'trimerore" Vuciqi i ben per te te demoralizua dhe lodhur ty dhe per ti dhene sebep Kurtit te kundershtoje bisedimet. Kjo e ben Vuqiqin si bashkepuntor me perendimin dhe Kurtin si sabotuesii i planeve te Amerikes...Eshte pikerisht kjo strategji e serbit qe mbeshtetet nga Kurti. Kurti jo se eshte "gomar" si ty por eshte nje kompleks me shume pikepyetje, qe hiqet sikur nuk e kupton demagogjine e Vuciqit... Qe te mos zgjatem shume, mendoj se je nje idjot dhe partizan i Kurtit qe i ben dem interesit te Kosoves. Kosova ka interes qe bisedimet te vazhdojne dhe Serbia te firmose. Kurti nuk duhet te lodhet kurre me kete pune dhe te bashkepunoje me Ameriken dhe Evropen per tja vene "kembet ne nje kepuce" Vuciqit dhe jo ta ndihmojne ate qe te sabotoje bisedimet. Sabotimi i bisedimeve eshte ne interes te Serbise sepse ajo "kure nuk do ta njohi Kosoven", por do te shtyje kete pune per kohe me te mira per te. Me keto qe ti thua dhe ato qe ben Albini, ju vetem sa jeni nje shtojce e politikes se Vuciqit dhe gjemb ne bythe te Amerikes dhe Evropes. Jeni terri i Kosoves sepse beni me faj Kosoven se ajo qe nuk do te bisedoje. Kurti nuk duhet te lodhet kure duke punuar per Kosoven. Ne rast se nuk eshte i zoti, te liroje vendin per ata qe dine te bejne me mire...Edhe dicka jashte kontekstit: Mos valle ju "Dardanet" prisni qe Amerika te rrezoje prape Kurtin, njelloj si shpalli Sali Berishen "non grata"? Ajo e rrezoi njehere dhe ju e zgjodhet prape, duke treguar qe nuk e keni merituar ate qe beri Amerika per Kosoven...Pale po percani kombin me koncepte si Dardane, Ilire, Labe, Myzeqare, Prishtinallinje etj etj. Ka vetem Shqiptare!

        Lini një Përgjigje