
Propagandimi i ideve të ‘botës serbe’ është performancë që e dëmton Serbinë në marrëdhëniet me shtetet fqinje, ka thënë ish-Sekretari i Këshillit të Përgjithshëm për Bashkëpunim Rajonal në Serbi, Goran Svilanoviç, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.
Svilanoviç thotë se përtej narrativave të dëmshme, Serbia mund të luajë pozicion qendror në Ballkanin Perëndimor dhe t’u ofrojë shumë shteteve fqinje në marrëdhënie të shëndetshme fqinjësore, duke iu referuar nismës “Ballkani i Hapur”.
“Ballkani i Hapur mund të bëjë progres në rrethanat e favorshme të projektit tregtar të gjashtë vendeve të Ballkanit”, tha ai.
“Por deklaratat e thëna [për të ashtuquajturën ‘botë serbe’] hedhin dritë të errët mbi të, aq sa edhe kam frikë që presidenti [i Serbisë, Aleksandër Vuçiç] nuk ishte në dijeni se sa shumë deklarata të këtilla për krijimin e ‘botës serbe’ mund të dëmtojnë marrëdhëniet e Serbisë me vendet e rajonit”, u shpreh ai.
Ministri i Punëve të Brendshme i Sebrisë, Aleksandër Vulin, vazhdimisht ka deklaruar se “detyrë e kësaj gjenerate politikanësh serbë është krijimi dhe unfikimi i ‘botës serbe’”.
Madje ai e ka artikuluar deri në përmasa të “mbrojtjes së tyre ushtarake kudo që ata janë” dhe tërheqjes së tyre brenda një ombrelle shtetërore, atë të Beogradit.
Krjimi i nismës rajonale “Open Balkan” shpesh është kritikuar brenda këtij segmeti serbo-madh, i cili virtualisht, thonë kritikët, do të mund të plotësonte pikërisht një koncept shovinist të tillë.
Vulin kryesisht vështrohet si dikush që thotë atë që vet Vuçiç s’e thotë publikisht, d.m.th, artikuluesi dhe promovuesi i një projekti të vjetër por me emërtim të ri.
Lini një Përgjigje