Kosova detyron Vuçiçin të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Me këtë vendim Prishtina ka shkelur…

12 Maj 2022, 13:33Rajoni TEMA

Kosova detyron Vuçiçin të mbledhë Këshillin e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 13 maj, pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Më 12 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar fizikisht aplikacionin e Kosovës në këtë Këshill.

“Me këtë veprim, Prishtina ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo është Marrëveshja e Uashingtonit. Ata e kanë shkelur brutalisht atë”, ka thënë Vuçiç.


Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në shtator të vitit 2020 një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium – po ashtu njëvjeçar – mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet.

Në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit, moratoriumet tashmë kanë skaduar, por Departamenti amerikan i Shtetit ka inkurajuar më herët Kosovën dhe Serbinë që t’i vazhdojnë ato për të mundësuar përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve.


“Ne nuk duhet të përfshihemi në urrejtje dhe të hyjmë në psikozë konflikti, por të ofrojmë përgjigje të fuqishme në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se Serbia do të bëjë më të mirën për të mbrojtur shtetin.

Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë.

Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke qenë se vendimet merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por nuk ka arritur ende të anëtarësohet në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Ajo nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë.

Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit./REL

 

2 Komente

  1. C
    Ceni

    Po ka mundesi te anetaresohet. Kush e pjerdh Vucic-in.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashtu Kot

      Me ne fund nje levizje e zgjuar e Qeverise se Kosoves! Keshtu ndodh kur bashkepunon me Ameriken dhe Evropen. Nuk ka nevoje per fjale bombastike qe Kurti leshon te tipit "te qifsha nenen or serb" dhe shtremberim te udhezimeve te perendimit per bisedime te te kurorezuar fundinme "njohje reciproke". E vetmja rruge e Kosoves eshte bashkepunimi. Bashkepunimi vecanerisht me Ameriken dhe Shqiperine. Le te hidhet Vuciqi perpjete dhe te thirre "Keshillin" Serb te Sigurimit. Le te kercenoje ai me lufte. Le te tregojme se ne nuk jemi si Vuciqi dhe Serbia. Eshte hera e pare qe Vuciqi nuk na baltos dot se ne njemi per lufte. Ne jemi per paqe!.... Keshilli i Evropes nuk eshte thjeshte nje "organizate" sportive, ekonomike apo kulturore. Keshilli i Evropes ne rradhe te pare eshte Evrope. Ai eshte nje hap drejt OKB...Eshte hapi i pare qe Albini(megjithese ai eshte ne Amerike per vizite private) hedh ne jete nje hap ne drejtim te duhur dhe jo ne koordinim me Vuciqin. Enderoj qe deri tani kam qene gabim. Urime dhe shpresoj qe Albini ka ndryshuar. Shpresoj qe ai do di si te bashkepunoje me Evropen dhe Ameriken. Shpresoj qe ai te degjoje me shume dhe te flase me pak, kur eshte fjala per Ameriken. Ai duhet te kuptoje qe Evropa dhe Amerika jo vetem dine me shume por kane ne dore edhe "gurin edhe arren". Sot Albini zgjodhi arren. Bravo Kosova!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje