Për herë të 52-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej, duke shtyrë edhe më tej ngërçin institucional në vend. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të shtunën, më 26 korrik, në orën 14:00.
“Dje jeni njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme e cila hyn në fuqi të dielën. Duke pasur parasysh që nesër përfundon afati kushtetues prej 30 ditësh dhe të dielën hyn në fuqi masa e përkohshme, seancën e radhës e mbajmë nesër në orën 14:00,” deklaroi Dehari.
Megjithatë, seancat e Kuvendit tashmë janë kthyer në formalitete që mbahen çdo 48 orë, pa pasur përpjekje të dukshme për zhbllokim të situatës dhe për konstituimin real të institucioneve.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm edhe ambasadorë të vendeve partnere të Kosovës, të cilët ndjekin nga afër zhvillimet.
Hahhahahaha ku jane Koqevaret qe percmonin Shqiperine? E morret vesh sa poshte qendroni?
pusho mer hajvan se nuk jane te gjithe njesoj
ec aty albin kurti agjenti me i mire i udb
Kosovarët vetëm 25% janë për shtetësin sajë.Pjesa tjetërka vetëm interesa personale.Nuk i interason edhe aq shumë VV dhe LDK se si do shkojëpuna e Kosovës a do mbesi në Serbi ose e pavarur.Bile nja 30% mendojnë se më mirë me serbi…Pjesa më e madhe e ldk dhe vv ,UÇK e shofin vetëm në rrafshin negativ.Popull i prapt….