"Më morën vitet më të bukura të jetës" - Rrëfehet Hashim Thaçi: Ndihem i abuzuar, më shkëputën pa të drejtë nga familja

25 Korrik 2025, 09:17Rajoni TEMA
"Më morën vitet më të bukura të jetës" -

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për Klan Kosova ku ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët. 

Thaçi është shprehur se ndihet i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive, pa të drejtë e shkëputën nga familja, e përjashtuan nga puna dhe i morën vitet më të bukura të jetës.

Thaçi ka folur dhe për raportet që ka patur me amerikanët. Ai u shpreh se me Perëndimin dhe SHBA ka patur raporte të shkëlqyera.

“Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës.

Perëndimi dhe SHBA-të nuk servuan rrëfimin e lëndës. Kam punuar me disa administrata amerikane, efektivisht në raporte të shkëlqyera.

Nga presidentet Klinton mandati i dytë 1996-20, Bush i Riu 2000-2008, Obama dhe Biden 2008-2016, Trump 2016-2020, në ngjarje dhe kohë të ndryshme në SHBA kam folur për Kosovën edhe me presidentin Bush i Vjetër dhe XH. Karter”, tha ai.

Hashim Thaçi: Kam bërë gabime, por s’kam gënjyer e mashtruar

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive të dhënë për emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova ka folur edhe për rrugëtimin e tij politik. Thaçi u shpreh se gjatë rrugëtimit të tij politik ka bërë gabime, por tha se kurrë nuk ka gënjyer dhe mashtruar.

“Po, kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar. Nuk kam synuar të bëjë idealin, besoj kam bërë realistin. Kam ecur paralel me parimoren dhe pragmatiken, jam munduar të tregohem sa më pak egocentrik”, – tha Thaçi.

Më tej, ai u shpreh se në rrugëtimin e zbatimit të vizionit për liri dhe shtetbërje, në parim dhe strategji nuk do të ndryshonte diçka me peshë.

“Në rrugëtimin e zbatimit të vizionit për liri e shtetbërje në parim dhe strategji nuk do të ndryshoja diçka me peshë, në planin taktik, periudhat kohore të vendimeve dhe aktorët – do të ndryshoja në raste të caktuara”, – tha Thaçi që ka folur edhe për qëndrimin e tij në paraburgim tash e 5 vjet.

Thaçi tha se gjendet në qelitë e Hagës jo që ka bërë ndonjë plan të gabuar, por për atë se kush ka qenë, kë dhe si e përfaqësonte, e siç u shpreh ai “ndoshta edhe kush jam”.

“Jam këtu jo për atë se kam bërë ndonjë plan të gabuar, por për atë se kush kam qenë, kë dhe si e përfaqësoja dhe ndoshta edhe kush jam, apo edhe se kam ndryshuar shumë në taktikë, por kam mbetur po ai që kam qenë në strategji për të mirën e shtetit dhe qytetarit. Dikush tha: ‘Ke bërë hapa më të shpejtë seç duhej bërë’”, – tha Thaçi.

Ish-presidenti u shpreh besimplotë në drejtësi, duke thënë se narrativat historike dhe agjendat politike në sistemet demokratike nuk marrin përgjigje përmes burgjeve.

“Narrativat historike dhe agjendat politike në sistemet demokratike nuk marrin përgjigje përmes burgjeve. Edhe në këtë situatë dhe çdoherë unë do i besoj drejtësisë. Nga dita e parë, nuk e kaloj kohën duke e menduar veten nxitimthi, por me durim”, u shpreh ai.

Ish-presidenti ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale që sipas tij është mungesa e një mekanizimi kujdestarie legjislativ, që sipas tij, me përpikëri do të zhvendosnin barometrin në favor të fakteve reale, e jo pretenduese apo imagjinare.

“Hendikepi i kësaj gjykate është mungesa e një mekanizmi kujdestarie legjislativ, që me përpikëri do të zhvendosnin barometrin në favor të fakteve reale e jo pretenduese apo imagjinare. Faktet duhet të vlerësohen sipas bindjes juridike dhe jo të interpretohen sipas dëshirës apo përcaktimit paraprak”, tha Thaçi.

Ai tha se çdo vendimmarrje në emër të drejtësisë me bindje apo legjitimitet të lëkundur apo të humbur qytetar, është dhe mbetet i diskutueshëm.

“Çdo vendimmarrje në emër të drejtësisë me besim, bindje apo legjitimitet të lëkundur apo të humbur qytetar, në çdo vend dhe shoqëri demokratike, gjithmonë është dhe mbetet i diskutueshëm dhe i kompromitueshëm”, tha ai.

Ai ka folur edhe për rolin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e luajtën në çlirimin e vendit. Thaçi e konsideron se asnjë intervenim ndërkombëtar nuk është treguar më i suksesshëm sesa ai i NATO-s në Kosovë, gjë për të cilën tha se pa rolin lider të ShBA-së, Kosova mund të ishte ende provincë e Serbisë.

“Asnjë intervenim ndërkombëtar nuk është treguar me i suksesshëm sesa në Kosovë. Është fakt i pamohueshëm, ishte punë e përbashkët e SHBA-ve, NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Por, pa rolin lider të SHBA-së Kosova mund të ishte ende provincë e Serbisë”, – tha Thaçi.

Thaçi foli edhe për bashkëpunimin me BE-në dhe vendet e tjera, bashkëpunim për të cilin tha se ishte interlokutori prej kryesorëve.

“Sa i përket bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet tjera perëndimore – kam qenë interlokutori prej kryesorëve. Bashkëpunimin e vlerësoj cilësor. Kemi pasur edhe gjëra qe nuk jemi pajtuar, për çka jam deklaruar edhe publikisht. Jam i sigurt SHBA dhe Perëndimi e duan Kosovën më të përparuar”, tha ai.

Ish-kryeministri i vendit ka folur ndër të tjera edhe për themelimin e Gjykatës Speciale. Thaçi, që aso kohe ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, në Rubikon u shpreh se Kosova ishte përballë dy sfidave, ta themelojë Specialen në koordinim me ShBA-të dhe BE-në ose vendit do t’i imponohej një gjykatë e njëjtë, por me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës.

“Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE”, – u shpreh Thaçi.

Ai tha se Kosova e bëri zgjedhjen e parë, themelimin e Speciales në koordinim me ShBA-të dhe BE-në, zgjedhje të cilën e quajti shumë sfiduese “por më e përgjegjshme”.

“Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet”, tha Thaçi. 

18 Komente

  1. p
    pordhe me rigon.......

    M'ka cu fjale.... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putin Gelboqja

      ik mer idiot patologjik!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Hashim Thaçi do mbetet legjende ne historine e kombit shqiptar. Ti veçse nje pordhe me rigon. Ata qe ja futen Thaçit pas kraheve dhe u bene pale me nje skenar te qepur dhe paguar nga Putini as tek niveli i bajgave te lopes nuk jane. Jane ca kakerdhia miu.

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Shko mor qen e bir qeni. Laje gojen kur te flasesh per heronjte. Nje mi gjjirizesh si puna jote eshte vite drite larg ketyre heronjve qe Europa e shkerdhyer po i mban ne burg pa asnje te drejte.

          Përgjigjjuni
        2. l
          leon

          Turp i kësaj që quhet drejtësi....janë tërësisht të pa aftë,ajo kujtohet sa vjet e mbajtën kriminelin Millosheviç dhe nuk e gjykuan dot deri sa Zoti e mori.... Ka dhe RRK si ky "pordhë me rigon"të paktën ja dika vlerat vetes.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anna

            Thaci,luftetar,politikan dhe njeri i nderuar,nuk eshte faj tij qe ndodhet ne ate palo gjykate por i skutheve qe nje dite do ju khehet nje dite ne koken e tyre

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miri

              Te urojm shendet,zoti ju dhente durim Hashim Thaçi

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daj Ceni me porosi te daj Semit

                Pa pyt Veliajn, e Meten çthon per vitet ma te bukra, nuk i ke pat me pak te perlyna duret se ta

                Përgjigjjuni
                1. b
                  ben

                  Ik o gomar e meso si te shkruash shqipen se le koqen e namit, pa me gjigandin Thaci nuk matet dot nje mi si puna jote.

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Peja

                  Historia do të shkruajë për Hashim Thaçin dhe ai do të kujtohet edhe pas ???? vjetësh, si një hero luftëtar i kombit shqiptar. Ata që e shajnë janë veç shërbëtor të shkies. Pa UÇK , Kosova sot do të kishte kryeqytet Beogjradin.... Por si po sillet Kurti, mundet që gjaku i derdhur nga populli kosovar të shkojë dëm.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    pa u zgjatur shumë në këtë intervistë!!"“Po, kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar"një thënje pak a shumë e bukur por gjithnjë gjysmake!!të pranosh gabiminn,ose të përgjithsosh gjithçka si gabim,është pak si me të futme!!gjithkush në këtë planet,si ata që kanë shkuar,që janë dh edo të vijnë,kanë bërë,bëjnë e do të bëjnë gabime!!problem janë fajet!edhe ato që nuk kanë ndonjë përfitim material,ose kanë një përfitim të përkohshëm!!të mashtrosh e të thuash "nuk kam gënjyer e mashtruar" do të thotë të mashtrosh dyfish!!po të përmënd dy raste të thjeshta!!1.ndërtimin e shtëpisë tënde të shtrenjtë,që nuk mbulohej me të ardhurat e deklaruara nga ty!2.inçizimin që të doli ku thoshe"amerikanëve ju themi kështu,por në realitet bëjmë atë që na leverdis ne"!!tek këto dy raste hyjnë të gjitha,duke filluar nga faji deri mashtrimi e gënjeshtra!!arshim kishe të gjitha mundësitë të ishe një hero!!i pshurre të githa për pak gjë!!ndoshta vitet më të bukura të jetës tënde ishin ato të luftës dhe opozitës tënde në politikë!!varet nga pikvështrimi!!unë e shikoj nga jashtë jetën tënde,ti nga brënda!!

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      ben

                      O koqe, ne Hage heronjte e Kosoves nuk akuzohen per "gabime" per perfitime materiale sic thua zotrote, por per krime lufte pasi kane urdheruar gjykimin dhe ekzekutimin e armiqve, gje qe eshte mese normale ne kohe lufte. Problemi ketu eshte kurva Europe qe te gjithe ju doni te jeni pjese qe i trajton keta heronj si kriminele lufte. Ky eshte standarti i dyfishte qe nje Gjykate Speciale e korruptuar merr urdhera nga politika qe ti perkedhele serbet sic ka bere dhe do beje edhe ne te ardhmen. Thaci me shoke jane ne burg si kundrapeshe e denimeve qe i jane dhene krimineleve serbe me ne krye Milloshevicin, Karaxhicin e te tjere. Nese do kishte drejtesi ne kete bote te gjithe do gjykoheshin njesoj. Mjafton nje shembull i vetem kur ne fund te L2B u hodhen bombat atomike ne Nagasaki dhe Hiroshima. Presidenti Ruzvelt asnjehere nuk u quajt kriminel lufte qe vrau me mijera te pafajshem ne Japoni ku edhe shume dekaada mbas asaj kohe miljona njerez vdisnin nga rrezatimet nukleare.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Artur

                      Ne kemi hallin e Ilir Beqes, qe mbushi vitin jashte familjes, resorteve, Gzones, ilaceve te Deltes, Intekut, etj. Ky eshte hall.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhaxhi Doktori

                        Atje te kalbet ky hajdut pa kufij. E mbanin si gjeniu i PS. Gjeni vjedhje dhe babezie. Me shtepi ne Ital8, Holande, Krete, SHBA. Me dhjetra apartamente ne Shqiperi. Le te torturohet nga kanceri i lekures qe e ka zene.

                        Përgjigjjuni
                      2. d
                        drejtesi e munguar

                        Hashim Thaci ka bere vetem nje gabim,bashke me shoket e tij.Ai besoj tek Saliu dhe e bijte e tij (Basha,Argita dhe Jamarberi),qe punuan tek euleksi.Bota e perkrahu Kosoven te behej shtet por,perendimi nuk do te kete heronj kosovare.Ata e duan te gjithe lavdin per vete.Ata qe punojne per te miren e nje vendi e kombi nuk mund te jene ne krye,sepse ne krye duan sherbetoret e tyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anti25642654censurë

                          "por,perendimi nuk do te kete heronj kosovare."normalisht nuk do që të ketë persona që vjedhin paratë që perëndimi jep si ndihmë!!sa për heronjt!?ne kemi shumë heronj të gjallë!të tjerët i bëjnë heronj vetëm pas vdekjes!!ky varianti i dytë është më i mirë!!për në arsye të thjeshtë!heronjt nuk gjykohen!heronjt e gjallë që nuk gjykohen krijojnë vetëm probleme!!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tirons den baba den

                            ik ere byth qim se na cave karin me rrenat e debilzmin psiqik!

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              anti25642654censurë

                              o tirons që baba,paske pasur demin e demit,pa e zgjatur shumë!nona tate,paska qënë lopë??e paska pjellë viç!!e viçi nuk ka aq mënd sa të kuptojë diçka që e kalon nivelin e bythës së tij!!

                              Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje