Edhe pse dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje thotë se “nuk është urgjente”, raporton “Koha”.
Partia në pushtet, e cila ka 57 deputetë në Kuvend, thekson se aktualisht ka tri prioritete të tjera: konstituimin e Kuvendit, votimin e Qeverisë dhe miratimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë planin e rritjes së BE-së dhe marrëveshjet me Bankën Botërore. Sipas këtij subjekti, çështja e presidentit do të trajtohet më pas, brenda afateve kushtetuese.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur synimin për një mandat të dytë, por nga kabineti i saj nuk janë bërë të ditura veprimet konkrete për sigurimin e përkrahjes politike.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka garantuar rizgjedhjen e saj, por ka ftuar publikisht opozitën për një marrëveshje, qoftë për Osmanin apo për një kandidat tjetër konsensual.
Sipas Kushtetutës, presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Vjosa Osmani është zgjedhur presidente më 5 prill 2021 dhe mandati i saj përfundon në prill të këtij viti, çka e bën procesin politik për zgjedhjen e presidentit një çështje me rëndësi të veçantë në javët në vijim.
Ventvendosje tashme e ka ba te qarte se do ta zhban shtetin e kosoves,sa per ti kenaqur "bejat" e qenefit vendosi osmanken si presidente,pastaj emroj minsitra 100% serbosllav si popovci,kryetar te kqz tbirin e udbashit serb e deri tek magjupi dimal basha kryetar i kuvendit, te gjitha keto emrime do ti kishte ba edhe shesheli sepse do te ishte i sigurt se oliver ivanoviqi sdo tja kishte kryer detyrat me mir se keta andaj edhe qeshtjen e presidentit te ardheshem e ka te kryer, e kan vuqiqin kumbar per nete e ka llajqakun.
Kosova ban ene pa presitente, e ka nji ne Beograd, boll e kena nji thon ne LVV!