Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për të diskutuar për tensionet në veri

22 Qershor 2023, 14:46Rajoni TEMA

Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për të diskutuar për

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit për një takim me partitë opozitare pas propozimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për një gjë të tillë.

Sipas Krasniqit arsyeja kryesore e refuzimit të kësaj kërkese për takim është qasja e presidentes Osmani e cila po qëndron e heshtur dhe po neglizhon obligimet e saja kushtetuese për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtar dhe për të vepruar si institucion mbi palët.

"Dje kam pranuar nga Presidentja Osmani një letër me të cilën më ka ftuar në takim, pas një propozimi nga Kryetari i AAK-së.


Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë kam vërejtur se Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët.


Prandaj, duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera që i kam shtjelluar në letrën e përgjigjes sime, e kam parë të udhës që ta refuzoj pjesëmarrjen në këtë takim.


Më poshtë e gjeni letrën e Presidentes dhe përgjigjen time", shkruan Krasniqi në Facebook. 

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar që presidentja të thirr një takim pas zhvillimeve shqetësuese në Veri dhe në raport me marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar.

 

5 Komente

  1. K
    Kosovar

    Shume mire ke bere Krasniq ,mos u tako me kete dyshe Osman -Kurt se po shkaterojne Kosoven ,keta hane te shitur te Rusia ,e pate deklaraten e Gervalles kundra perendimit dhe BE , popull ( derr )

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Po te kishte sens pozitiv Vjosa Osmani, do rekomandonte takim te Albin Kurtit me Edi Ramen. Albini dhe Vjosa e urrejne Shqiperine, nuk e durojne dot, nuk e konsiderojne shtet ame, jane hundperpjete.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Raimond vlonjati

      Po pse refuzoni mor "politikane"? Refuzimi nuk te bene me te mire seç je, perkundrazi, prandaj shfrytezoni çdo mundesi per te rregulluar jetet e nenshtetasve dhe bashkekombasve tuaj. Mos i jepni te drejte armiqve te kombit tone kur na emertojne si popull i eger dhe qe nuk formon dot shtet. Mos u beni te gjithe pisa si Sali Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Shko takohu dhe propozo që Kurti të bëj dorheqje. Kaq e thjeshtë është o kokëtula që merreni me supozime të nivelit shpellarë dhe që ju e quani politikë. Injorantër të paparë.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Pastaj ankohu se veprojne pa pyetur opoziten. Shihni opoziten serbe, e cila ka te njejtin wendrim me Vucicin, ndofta edhe me radikal per Kosoven. Per ceshtjen kombetare duhet te jene ne unison pozite - opozite, ne menyre qe Serbia te mos shohe mundesine per te perfituar sa me shume nga Kosova.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje