Vuçiç: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin

22 Qershor 2023, 09:40Rajoni TEMA

Vuçiç: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha për RTS se do të marrë pjesë në takimin në Bruksel, por nuk do të takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Ai tha se do të flasë me kreun e diplomacisë europiane, Josep Borrell, por jo me Kurtin.

"Nuk ka kuptim të flas me Kurtin, do të bisedoj me Borrell, Serbia është në një situatë të vështirë", tha Vuçiç.

Vuçiç tha se nuk e kupton qëllimin e vizitës në Bruksel. "Unë kurrë nuk kam pasur kushte për të folur",- shtoi Vuçiç.

Lini një Përgjigje