
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video shpjeguese mbi mënyrën se si ndodhi rrëmbimi i tre efektivëve të policisë së Kosovës.
Zveçla nënvizon në reagimin e tij se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar dhe është bërë me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ai shton se kemi të bëjmë me një vepër kriminale pasi policët janë rrëmbyer 1 km në brendësi të territorit të Kosovës.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës.
Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, shkruan ai.
A planned abduction. A criminal act.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of ????????. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt
Ruset po vijne ne Prishtine...
Sinqerisht me vjen turp para botes sot kur shof ke kemi ne pushtet dhe sillen si femija ne foshnjore, sikur te isha ne vendin tuaj zoti sfeklla do futesha ne nje qenef dhe sdo dilja kurre i gjalle nga aty,