Torturoi të burgosurit shqiptarë, arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

21 Qershor 2023, 15:46Rajoni TEMA

Torturoi të burgosurit shqiptarë, arrestohet një serb i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Graçanicë që dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Sipas njoftimit, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile.


Ai dyshohet se gjatë luftës ë Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.

Policia tha se gjatë kontrollit të shtëpisë së dyshuarit ka sekuestruar si prova materiale, sikurse një revole, fishekë, një thikë ushtarake, një shufër metalike, por edhe dokumente, vendime, shënime dhe telefonin e tij personal.

Pas këtij arrestimi, serbët lokalë u mblodhën para stacionit policor në Graçanicë, komunë e banuar me shumicës serbe që gjendet afër Prishtinës dhe për një kohë të shkurtër bllokuan rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan që kalon nëpër këtë komunë.

1 Komente

  1. 1
    1234

    Zbatoni ligjin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje