Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe: Strategjia e Millosheviç se ‘nuk ka kufomë dhe s’ka krim’ po vazhdohet edhe sot

29 Gusht 2024, 14:25Rajoni TEMA
Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe: Strategjia e Millosheviç se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ku po mori pjesë në tryezën e dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë tha se ka kërkuar hapjen e arkivave të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, e sipas tij për këtë duhet edhe ndihma e ndërkombëtarëve.


‘‘Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e Serbisë për fshehjen e krimeve mbi shqiptarët”, tha kryeministri Kurti.


Sipas tij, kjo strategji po vazhdon edhe sot, ndërsa përmendi se kanë dërguar edhe disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së Brigadës 37, pasi siç tha ai ajo është përgjegjëse për disa masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës.

“‘Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë.

Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politikë të Millosheviçit në Beograd. Këtë javë pas shumë përpjekjeve kanë filluar përgatitjet për gërmime në Serbi, në Kozhle. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë të dhënat nga arkivat e tyre për këtë lokacion.

Andaj ne edhe sot e përsërisim kërkesën tonë, për hapjen e arkivave në Serbi, në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj 2023. Tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së Brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës”, tha kreu i Qeverisë së Kosovës.


Kurti theksoi se Qeveria është e përkushtuar për të kërkuar drejtësi për viktimat.

“Si Qeveri ritheksojmë zotimin për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi për viktimat, për 1595 personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit. Kriminelët serb të luftës duhet të përballen me drejtësi, sepse këto krime sikur që nuk vjetërohen, as nuk falen”, tha Kurti.

5 Komente

  1. N
    Nuk ka fytyre me te keqe se Kurti politik

    Bravo Kurti, Rama ta mbeshtese kete kerkese duke shtuar se Serbia duhet te hape edhe arkivat e UDB per te pare populli kush jane spiunet e saj. Kjo nuk ndodh, e di Kurti, por flet veresie per populizem.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koha

      Komentues qelbanik, Komento ketu pet arkivat e shkjaut. Sepse shume nena e familjar nuk dijne cfare beri shkjau me eshtrat e me te dashurve te tyre, perse shkjau i zi nuk i tregon vendodhjet e varrezave masive me shqiotar te mbytur. O komentues i poshter, o komentues grekoshkja gjenocidial.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tellalli

        Dhe po dha urdhër Albini , Vuçiçi u dhje nga frika .

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trapi

        Eshte momenti qe Kosoves nuk i leverdis acarimi. Bota flet per normalizim, Kurti per patriotizem. Ky luan lojen e ndyre serbe per te fajesuar Kosoven per situaten antiperendimore ne politiken e perbashket te Kurtit dhe Vuciqit kunder normalizimit qe ne thelb i sherben qellimit serb.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          bota shet aviona serbise o bithekire

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje