Kushtetuesja pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon qeveria e Kosovës

9 Mars 2026, 22:25Rajoni TEMA
Kushtetuesja pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon qeveria e Kosovës

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, Qeveria e Kosovës ka publikuar një komunikatë për media, duke reaguar ndaj pezullimit të këtij dekreti.

Në komunikatën zyrtare, Qeveria thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese “pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes” dhe shton se kjo hapësirë “lejon që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.”

Qeveria thekson gjithashtu se për tre javë do të mbetet “në gjendje pritjeje”, duke vënë në dukje se një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët “vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.”

Në përfundim, ekzekutivi i Kosovës shpreh pritshmërinë që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese “të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët mos të përballen me këto pengesa serioze.”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes.

Ky vendim krijon hapësirën që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.

Për tre javë jemi në gjendje pritjeje ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.

Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët mos të përballen me këto pengesa serioze.

3 Komente

  1. U
    U

    Kurti eshte mjeshter I zvaritjeve,ka qeverisur nje kater vjecar te rregullt,dhe dy vjet ka qene kryeminister ne detyre u bene 6 vjet. Pra ne 6 vjet, dy vjet qeveri kujdestare,asnje pune,jepi Kurt ja ke mare doren marifeteve.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri Himare

      Edhe kjo eshte e papranueshme,mire ky kurt legeni nuk i ruhet trapi te gjeje nje njeri ta votojne e ta vendosi aty.Po edhe kjo pipiricka u mesua keq,nuk ben dot pune tjeter tani,o presidente o digjet vendi.E beri pak a shume si presidenti korese jugut. Avash njecik moj avash me keto dekretet, sjane karamele.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Te qeverisësh shtetin do intilegjence dhe kohe, Kosoves i mungojne te dyja, mbas nja 20 vjetesh mund te shohim ne Kosove nje klasë politike te afte e te ndergjegjeshme per interesat e qytetareve te saj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje