Kushtetuta e shtetit maqedonas nuk është pronë private e Darko Kostadinovskit

12 Mars 2026, 12:20Rajoni TEMA
Kushtetuta e shtetit maqedonas nuk është pronë private e Darko

Nga Enver Robelli

Është alarmante të shohësh se si Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, në vend që të jetë gardiani i ligjit suprem, sillet si zëdhënës i mentaliteteve të vjetra e regresive që burojnë nga koha e komunizmit të përzier me nacionalizëm maqedonas. Qasja e tij e fundit kundër gjuhës shqipe nuk është thjesht një vendim antiligjor, por reflektim i një botëkuptimi që shqiptarët i sheh ende si të huaj në shtetin e tyre. Kjo qasje është sa e rrezikshme aq edhe e padrejtë, pasi Kostadinovski bëhet sikur nuk e njeh faktin që mbi 30 për qind e popullsisë në shtetin maqedonas janë shqiptarë dhe ata kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre në çdo nivel shtetëror.

Kostadinovski tenton të zhbëjë arritjet e deritanishme sa i përket barazisë së shqiptarëve me pretendimin se komunikimi zyrtar duhet të bëhet vetëm në maqedonisht dhe anglisht. Fjala është për projektin “Safe City” të Ministrisë së Brendshme mbi gjobat në trafik. Sipas Kostadinovskit gjobat do të lëshohet vetëm në maqedonisht dhe anglisht, jo në shqip.

Ky është një paradoks i vërtetë institucional, sepse ndërkohë që MPB-ja lëshon dokumente dygjuhëshe dhe kjo praktikë tashmë ekziston, Gjykata Kushtetuese merr vendime që shkojnë në drejtim të kundërt vetëm për të ndjekur vallen që luan qeveria aktuale dhe frymën përjashtuese të VMRO-së ndaj shqiptarëve. Të pretendosh se në një shtet multietnik gjuha e një komuniteti shtetformues duhet të trajtohet si gjuhë e huaj, është një politikë tërësisht e çalë; është njëlloj sikur Zvicra të kërkonte që në kantonet franceze të flitej vetëm gjermanisht e anglisht, gjë që është absurde dhe tërësisht antievropiane. Ose zviceranët që flasin gjermanisht të thonë se dokumentet zyrtare lëshohen vetëm në gjermanisht e anglisht, por jo në frëngjisht.

Në gjithë këtë situatë, ajo që irriton më shumë është heshtja dhe inferioriteti i koalicionit VLEN, i cili duket se është kthyer në dekor të një qeverie pa agjendë proeuropiane në Shkup. Duke mos ngritur zërin, krerët e këtij koalicioni po lejojnë që gjuha shqipe të konsiderohet si “cenim i shtetit”, kur në fakt është pikërisht kjo pasuri gjuhësore që do të duhej të mbante këtë shtet të bashkuar. Gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në Maqedoninë e Veriut janë e drejtë kushtetuese që nuk mund të tjetërsohet nga keqpërdorimet politiko-juridike të Darko Kostadinovskit.

Më 29 janar zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Arben Fetai tha në podkastin “Rishtazi” të kolegut Nazim Rashidi si vijon: “Me operacionalizimin e sistemit nga 1 shkurti kemi qartësuar se do të respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve dhe të njëjtat (gjobat e trafikut) do të vijnë në të dy gjuhët zyrtare”.

Në pyetjen e rëndësishme nëse e garantonte këtë, Fetai u përgjigj: “Po e garantojmë”.
Darko Kostadinovski tani po tallet me këtë garanci të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Imagjinojeni kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të dalë e të thotë publikisht se serbishtja nuk respektohet dhe të gjithë serbët e Kosovës duhet të mësojnë shqip. Gjykata do rrethohej nga diplomatët e BE-së, do vendoseshin sanksione ndaj Kosovës, do bëhej hata.

Do të jetë tepër interesante të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë reagime nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë lidhur me qasjen antiligjore të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut kundër gjuhës shqipe.

11 Komente

  1. T
    Tes

    Kete Darkon e kemi peshqesh nga Albin Kurti pasi key I fundit i perçahu shqiptaret e Maqedonise.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pollogu ARBNOR

      KËTË DARKON, OR SHULE, E KE NGA ATA QË FIRMOSËN "BESËSHK¨RDHIMIN E OHRIT. NGA POPULLATË SHTETFORMUESE, KUSHTETUTA E 1974 E RSM, U SHNDËRRUAN SHQIPTARËT NË KOMUNITET (vllehësh, cincarësh, jevgjitësh, ciganësh, maghupsh, turqish, boshnjakësh, shiptarellash) dhe Shqipja kurrë nuk ka qenë gjuhë zyrtare, por gjuhë vitrine politike, e disa mbishkrimeve dyqanesh, me pronarë komunitetin shiptrell. Robell, ti tërhiqesh nga gravidacioni politik sllav dhe bë krahasime, pa të keq, të gabuara. Shqiptarët në FYROM, janë biologjikisht ekzistent, por jo kushtetushmërisht. SA për shqipen zyrtare, një shembull nga dita e sotme. Më duhej një certifikatë lindjeje. Punonjësja pasi i fola shqip se c´më duhej, më tha a e do certifikatën dygjuhëshe. E kuptova dhe për ironi iu përgjegja, jo e DUA NJËGJUHËSHE, NË SHQIPE.AUU. ashtu nuk shkon, vetëm njëgjuhëshe shkon vetëm shkinisht, resp. "makedonisht". aha, iu kundërvura, shqip vetëm sa t´i bëj qejfin vetes, se gjuhë e burimit të interpretimit (ligjor, juridik, administrativ etj) nuk qenka shqipja. Kësaj i thonë HEGJEMONI KULTURORE, INFORMATIVE, POLITIKE, JURIDIKE E SHKINISHTES. PËRFUNDIMISHT, MBETET SHQIPJA GJUHË VITRINE POLITIKE. jo gjuhë burimore juridike etj. LOJA E KËTIJ SOROLLAPI BURON NGA STATUSI MINORITAR I SHQIPTARËVE NË KONVENTË E KOPENHAGËS. SA PËR PËRQINDJEN, zoti Robelli, të sqaroj se me dokumentet ndërkombëtare evropiane/botërore (KB) lejohet përdorimi i nocionit TERRITOR ETNOKULTUROR, nëse një etni, jeton në numër të madh, brenda një territori etnokompakt, sic është Maqedonia Perëndimore dhe Veripeëndimore. Këtu, brenda këtij territori etnik, shqiptarët JANË SHUMICË ABSOLUTE MBI 85%, PRA PËRQINDJA SHQIPTARE ËSHTË 85%, ndërsa në mbarë territorin politik të "Makedonia Sever" sias statistikave alternative, shqiptarët janë 45%, ose shumicë. Manipulimet statistikore në vijim, ndarja administrative komunale dhe manipulime të tjera, shqiptarët i nxjerrin diku 30% , ose 25% sic duan hegjemonistët. Ky sorollapi përfundimet e veta i nxjerr nga statusi kushtetutar i "RSM" se ky shtet është unitar dhe i maqedonasve dhe i komuniteteve të paemërtuara. Nuk e përdori kot SPIRROPALI, ministre e jashtme, nocionin MINORITET për shqiptarët se dijush ia tërhoqi veshin Ramës dhe i tha - mos ushqeni ilusione shtetformuese për shqiptarët, Ndodhi që Rama e nisi Spiropalin në Shkup dhe iu tha ndërkombëtarëve - U BË SIC NA MËSUAT. KY ËSHTË LEXIMI POLITIK I VIZITËS SË SPIROPALIT. TASH DALIN LUGETËR DHE FAJËSOJNË ALBININ I CILI DO DHE KA VISION të zgjojë shiptarellat të rivendosin stausin e 1974 e të bëhen njerëz me dinjitet e të RIFITOJNË STATUSIN TITULLAR SOVRANITETI.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pollogu

        RROFSH TEMA PËR DINJITETIN E MANIFESTAUA KOMBËTAR. DRUAJA SE NUK DO E BOTONIT REAGIMIN TIM. TË FALA NGA POLLOGU ARBNOR!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kopenhagen

          Komplimentet me te sinqerta per nivelin e larte te trajtimit te problemit si dhe kete persosmeri te te shprehurit ne gjuhen shqipe. Nuk e kisha besuar kurre se nje shqiptar nga Ilirida, do te kishte kete nivel gjuhesor. Vazhdoni dhe shkruani, jeni nje person me formim shume te larte, dicka qe mungon ne Maqedonine e Veriut.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hamleti

          kushtetuesja asht pronë e RRËMBYER nga firmosësit e "MARRËVESHJES - BESËSHKËRDHYERES, E OHRIT, të cilin poshtërim dhe vandalisëm politik ua futën në gojë shqiptarëve, duke e trajtuar popullatën milionëshe SHQIPTARE atje atje si komunitet qindravetësh, njëmijë vetësh, baraz me shulet në Shqipërinë Londineze. SHQIPTARËT janë atje INEKZISTENT, juridikisht, kushtetutërisht, taksapaguesë të dëgjueshëm dhe për të rritur numrin e popullatës atje në 2 milionëshe. SHQIPTARËT JANË KATEGORI BIOLOGJIKE - DEMOKRAFIKE PA EMËR. NË ASNJË, ASNJË, ASNJË DOKUMENT, nga kushtetuta e vertikalisht dhe horizontalisht, fare nuk emërtohen SHQIPTARË, por KOMUNITARË. TETOVA, GOSTIVARI, KËRCOVA nuk ka asnjë, asnjë rrugë personaliteti historik shqiptar. jo ka, rruga që dikur, deri më 1948, në Gostivar emërohej ENVER SATRAP HOXHA, nga 48 eshek 20 e këndej quhet KOCO XOXKO. MARRËVESHJEN E TURPIT, TË OHRIDIT, shiptarellat e BDI-së e më gjerë e trajtojnë si NGADHNJIM HISTORIK, një paralele me serbët që BETEJËN E KOSOVËS e mitizuan në fitore hyjnore, ndërsa M. e Ohridit si fitore e MADHE në nevojtoren historike.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kuc he dreq

            Gomar historik, koqe islamike...

            Përgjigjjuni
        3. F
          Feriti

          Ministria e jashteme e Shqiperise ka perparesi kushtetuese zgjidhjen e konfliktit ne gjirin persik.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kris

            Ministria e jashteme e Shqiperise do te merret me ceshtjet shqiptare ne Maqedonine e veriut te greqise sa te zgjidhe ceshtjet e gazes ,iranit e ukraines

            Përgjigjjuni
            1. K
              Korabi

              Kur ka bërë diçka Shqipëria për shqiptarët e Maqedonis?Do ishte më mirë mos përzihen se po u përzinë ,veç më keqë do ta bëjnë situatën ,asgjë e mirë nuk pritet nga ata.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hamleti I POLLOGUT

                KORAB, ndoqe, TASH PARA DO DITE,TURPIN dhe aktin antikombëtar të marionetës sllave, BEGAJ, president marionetë. KUR GAZETARËT NË GJUHËN SHQIPE i shtronin pyetje, ky bëri rolin e turpshëm antikombëtar të të marionetës, SERVIS I Ramës, VURI KUFJET në vesh QË PYETJA NË SHQIPE TË SHKONTE TE INTERPRETI SHKA, CIRKU SHQIP-SHQIP, ANALOG ME CIRKUN BULLGAR - BULLGAROMAKQEDONSKI dhe niste e dërdëlliste. Protokollin e parapërgaditur, të cilin BEGLERI - BEGAJ, duhej ta flakte, ta shkilte, me dashje, me dinjitet të jepte përgjegje të drejtpërdrejtë. Ja shërbimet antishqiptare që na servon linja enveriste e Tiranës aktuale, retrospektisht, ata të cilët pushkatonin atdhetarët shqiptarë brenda londinezes Shqipëri pse shfaqnin VISIONIN POLITIK ATDHETAR SE KOSOVA ISHTE - ËSHTË SHQIPËRI.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marko Bocari

                  Makedonia Veriore - shteti i trete shqiptar ne Ballkan :) MAKEDONIA (VERIORE DHE JUGORE) ESHTE SHQIPTARE,AS GREKE,AS TURKE, AS BULLGARE Per Makedhonine e lashte, pavaresisht perpjekjeve neogreke apo sllave,historia eshte shume me e thjeshte dhe e qarte : - makedhonasit e lashte nuk kane lidhje me sllavet! Keta, sllavet pra, jane te ardhur ne Makedoni dhe ne gjithe Ballkanin ne shek VI-VII (pra 1000 vjet pas Lekes se Math) dhe jane sllave ashtu si sllavet e tjere (saktesisht sllavo-makedhonasit jane etnikisht bullgare dhe flasin nje dialekt te bullgarishtes) - Makedonia Veriore (ajo e Shkupit) eshte e banuar nga sllave, shqiptare, vllaho-shqiptare, turq... Sllavet dihet historikisht se jane te ardhur ne keto troje ne shek VI - VII te eres sone,pra rreth 1000 vjet pas Lekes se Math! Pretendimi i tyre se jane pasardhes te makedhonasve te lashte eshte krejt qesharak. Nga pikepamja etnike dhe gjuhesore, sllavet e Makedhonise jane bullgare perendimore e asgje tjeter. Doni te dini se si e justifikojne ardhjen e sllaveve ne shek VI - VII dhe si e lidhin me lashtesine!? Deshironi te qeshni me lot!? Keta sllavet thone se vertet kane ardhur 1000 vjet pas kohes se Lekes se Math te Makedhonise (se kjo s'ka asnje dyshim),por ata qe erdhen ishin "pasardhes te ushtrive te Lekes se Math",qe kishin mbetur stepave te Lindjes dhe atje u turko-sllavizuan. Pra keta "pasardhes"' te sllavizuar u kthyen pas 1000 vjetesh ne "atdheun" e tyre. Ne fakt nuk ja vlen fare te merresh me pretendimet sllave!!! - Por meqe makedonasit e lashte, nuk ka dyshim qe nuk ishin sllave, kjo nuk do te thote se ata na ishin helene. Makedhonasit e lashte nuk ishin helene! Vete helenet e lashte e kane dokumentuar qe para 2.500 vjetesh se makedhonasit ishin "barbare" dhe flisnin nje gjuhe tjeter. Nuk ka asnje dyshim per kete. Kur e thoshin helenet e lashte atehere,c'rendesi ka se c'thone neogreket e sotem sot! Vete Leka i Math e ka mesuar helenishten ne moshen 15 vjecare (ashtu sic mesojme sot anglishten) dhe keto jane te shkruara e zeza mbi te bardhe,s'ka asnje dyshim! Argumentet kryesore te grekeve te sotem per te shpjeguar “grekcitetin” e Makedonise se lashte, jane te lidhura me emertimet dhe emrat e perdorur aty ne lashtesi. 1. Pretendohet se emri makedonas dhe Makedoni vjen nga fjala “makednos” qe sipas kesaj teorie eshte ne dialektin dorik te helenishtes dhe ka te njejtin kuptim me fjalen “makros” te dialektit atik te helenishtes. Kuptimi i fjales “macros” eshte “i gjate”, pra edhe fjala “makednos” do te thote “i gjate”. Sipas kesaj teorie makedonasit e lashte quheshin te tille pasi ishin “makednos” njerez te gjate!!! E para nuk ka asnje vertetim qe fjala “makednos” eshte e dialektit dorik dhe do te thote “i gjate”, eshte nje fantazi. E dyta nuk ka asnje vertetim qe makedonasit ishin “njerez te gjate”, madje ne te kundert ka dokumenta te padiskutueshme ku thuhet se vete Aleksandri i Madh ka qene trupshkurter dhe aspak i gjate, nderkohe qe nuk ka asnje te dhene se makedonasit e lashte te jene dalluar per ndonje gjatesi trupore qe ti bente ata te dallueshem, saqe te merrnin kete emertim. Duke patur keto kundershtime, u be nje “kthese” dhe thuhet se “makednos” nuk ka kuptimin “njeri i gjate”, por “njeri i larte” i “lartesive” pra njerez qe banonin ne lartesite e maleve. Shkurt dmth dridhe dridhe … 2. Edhe nese supozojme se emri i popullit dhe i vendit (makedonas dhe Makedoni) rrjedh nga nje fjale e helenishtes, e cfare pastaj? Kjo nuk e ben ate vend nje hapesire te banuar nga helene, apo jo!? Psh Albania eshte nje emertim latin, por ne Albani nuk banojne popullsi latine!!! Ose emri Mesopotami ne lashtesi ishte emertim helen per nje vend ne Lindjen e Mesme, por aty nuk banonin popullsi helene por popuj semitike!!! Emertimet dhe emrat e shumte ne helenisht qe mund te gjejme ne lashtesi (qe jane percjelle edhe sot) jane lehtesisht te kuptueshme se jane vene nga te tjeret per vendasit. Keta te tjeret natyrisht kane perdorur gjuhet me te njohura nderkombetare te atershme (helenisht apo latinisht), te quajtura lingua-franca, prandaj ka patur dhe vazhdon te kete emertime te lashta ne helenisht dhe latinisht ne gjithe boten e lashtesise. Kjo nuk percakton aspak etnicitetin e atyre vendeve, se dmth meqe ka emertim helen apo latin, ai vend eshte i banuar nga helene apo latine. Kjo besoj eshte lehtesisht e kuptueshme. E njejta gje ka ndodhur edhe ne vazhdim te shoqerise njerezore, ku me vone eshte perdorur frengjishtja, spanjishtja apo sot anglishtja per emertime vendesh dhe popujsh. Kjo nuk i ben ata as franceze, as spanjole, as angleze … 3. Perdorimi per njerezit i emrave te pervecem helene ne lashtesi, jepet si argument se makedonasit e lashte ishin helene! Pra meqe emrat Filip apo Aleksander kane prejardhje helene, atehere edhe ata qe i mbajne jane helene, ky eshte nje nga argumentat qe perdoret sot nga greket e rinj per te vertetuar grekicitetin e Makedonise dhe te makedonasve te lashte. Ne qofte se do vazhdonim me kete llogjike, atehere c’mund te themi per ish kryeministrin dhe ish presidentin e Greqise Kostandinos Karamanlis!? Emri Kostantin eshte latin, mbiemri Karamanli eshte turk. Pra i bie qe Greqia e sotme banohet nga popullsi latino-turke, meqe perdor keto emra? Shembuj te tille ne Greqine e sotme mund te gjesh pafund. Argumente te tilla pra jo vetem nuk qendrojne, por jane qesharake. Perdorimi i emrave ka arsye dhe percaktohet nga kushte te caktuara historike-politike-fetare-shoqerore …. Ne kohet kur kultura e lashte helene ka qene ne shkelqimin dhe zhvillimin e saj, perdorimi i emrave helene ka qene normal edhe nga jo-helenet. E njejta gje ka ndodhur edhe me emrat latine, apo me vone me perhapjen e kristianizmit me emrat hebrenj. Keto emra pra, megjithese kane nje prejardhje te caktuar gjuhesore (helene, latine, hebreje, arabe …) kane marre karakter universal dhe perdoren nga njerez pavaresisht etnicitetit te tyre dhe nuk percaktojne etnicitetin e tyre. Keshtu edhe Filipi dhe Aleksandri, meqe kishin emra helene nuk do te thote aspak se ishin edhe etnikisht helene! Keto jane lehtesisht te kuptueshme. Ka shume te dhena dhe fakte historike qe tregojne se makedhonasit e lashte nuk ishin helene (e jo me greke si keta te sotshmit). Ja disa shkrime te lashta : -"Dimosthenis ka thene se makedonasit nuk ishin helene" Shtetari athinas Dimosthenis (Dimosthenis, Third Philippic, 31) flet per mbretin Filip te Makedonise (te atin e Aleksandrit) "... jo vetëm jo helen, po as i lidhur me helenet, majde as edhe nje barbar nga çfaredo vendi që mund ta quash te nderuar, por një kërcim i keq nga Makedonia, prej nga nuk ishte kurre e mundur të blije qofte edhe një skllav të mirë" "Incidenti i Filota-s" i përshkruar nga historiani romak Quintus Curtius Rufus në "Historinë e Aleksandrit". - “Aleksandri i kërkon Filotas të flasë në gjuhën e tij amtare makedonase” (Filota ishte nje komandant makedonas i Lekes se Math) Aleksandri i Madh flet para makedonasve të ushtrisë së tij: "Makedonasit do ta gjykojnë rastin tuaj", tha ai. "Ju lutemi shënoni nëse do ta përdorni gjuhën tuaj amtare para tyre." Filota i pergjigjet Aleksandrit : "Përveç makedonasve, ka shumë të pranishëm, të cilët, mendoj, do ta gjejnë më lehtë për ta kuptuar, ate qe do te them, nëse e përdor gjuhën që ju vetë e keni përdorur. Qëllimi juaj, besoj, është vetëm për t’u mundësuar më shumë njerëzve për të kuptuar ato qe une them. " Pastaj mbreti tha: "A e shihni se sa fyes eshte Filota, madje edhe me gjuhën e tij amtare? Ai vetëm ndjen neveri për ta mësuar atë, por le të flasë ashtu siç dëshiron - vetëm mos harroni se ai është përbuzës i mënyrës sonë të jetesës, ashtu siç është perbuzes i gjuhes sone". Pausanias (1.1.3) flet për një luftë midis heleneve dhe makedonasve: -"Leosthenët u vune në krye të athinasve dhe heleneve te bashkuar dhe i mundën makedonasit në Beoti dhe përsëri i detyruan te largohen nga Lamia, jashtë Termopileve". Pra makedonasit nuk ishin pjese e "heleneve te bashkuar"!!! - makedhonasit e lashte ishin fise pellasgo-illyre. Shqiptaret shpesh here ne histori quhen makedonas. Gjate periudhes romake,ka pasur periudha te gjata kohore kur kryeqendra e Provicium Illyiricum-it ishte Seleniku! Makedhonia eshte nje nga krahinat shqiptare (Dardani,Makedhoni,Epir,Illyri). Ne Kalabri ne zonat arbareshe atje (ne Piana degli Albanezi) eshte ndertuar qe ne shek e XIX-te nje monument, ku ne qender eshte vendosur shqiponja dykrenore dhe ne kater cepat e tabllose jane vendosur pikerisht emrat e kater krahinave shqiptare : Dardani, Makedoni, Epir, Illyri! Behet fjale per vitet 1800… Fatkeqesisht vetem shqiptaret nuk e vrasin mendjen dhe nuk e rivendikojne Makedonine (te veriut dhe te jugut) nga pikepamja historike, megjithese shkencetaret percaktojne se me shume mundesi jane shqiptaret pasardhes te makedhonasve te lashte. Figura e Lekes se Math sidoqofte eshte vendosur ne monedhen kombetare shqiptare qe ne 1926-n .Monedha "1 Lek" e emetuar ne 1926, ka portretin e Lekes se Math ne nje ane dhe ne anen tjeter Leken e Math mbi kale. Monedha jone quhet Lek pikerisht ne perkujtim te Lekes se Math te Makedonise. Pikerisht kete portret te Lekes se Math qe gjendet ne monedhen tone te 1926-s, kane vendosur neogreket ne monedhen e tyre "100 Dhrahmi" ne vitin 1978!!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje