Kuvendi u pezullua nga Kushtetuesja, analiza e REL: Situatë pa rrugëzgjidhje? Kosova, në gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur!

29 Korrik 2025, 12:59Rajoni TEMA
Kuvendi u pezullua nga Kushtetuesja, analiza e REL: Situatë pa

Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur – kështu e përshkruan situatën institucionale në Kosovë, politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë.

Sipas tij, kjo gjendje është pasojë e dështimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të përmbyllur konstituimin e këtij institucioni deri më 26 korrik.

Kjo datë shënonte skadimin e afatit prej 30 ditësh të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për deputetët e Kuvendit, të cilëve, sipas një vendimi të po kësaj gjykate të publikuar më 24 korrik, u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit nga data 27 korrik e deri më 8 gusht.

Politologu Arifi rikujton se Kosova është shtet parlamentar dhe, përderisa Kuvendi i Kosovës është institucion që ratifikon çdo ligj vendor dhe marrëveshje ndërkombëtare si dhe mbikëqyr institucionet tjera të shtetit, mosfunksionimi i tij e çon vendin në një situatë problematike.

“Shumica e të gjitha institucioneve relevante, me të cilat funksionon një shtet – sidomos një Republikë parlamentare – varen kryesisht nga Kuvendi. Pra, pa votat e Kuvendit nuk funksionon asgjë… Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme, veçse se nuk është e shpallur. Është faktike”, thekson Arifi në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpallë presidenti i vendit, në rast se: ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes; ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike; ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës së presidentes së Kosovës, nëse presidentja Vjosa Osmani konsideron se vendi po hyn në një fazë të mosfunksionimit institucional dhe rreziqet e situatës aktuale. Deri në publikimin e artikullit, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës sqarojnë se Kuvendi i Kosovës është gjeneratori kryesor që vë në lëvizje aktivitetin shtetëror, duke mbikëqyrur llogaridhënien e ekzekutivit, agjencive të pavarura dhe mekanizmave të tjerë, si dhe duke miratuar ligje dhe duke ratifikuar marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare.

Vullnet Bugaçku nga ky institut, thekson se përderisa Kuvendi mbetet i pakonstituuar, shteti i Kosovës është praktikisht në një bllokadë institucionale dhe aktualisht pa shtegdalje.

“Si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, shumë çështje mbesin pezull. Pa pasur një konstituim të Kuvendit, normalisht që edhe shteti nuk mund të veprojë dhe funksionojë në mënyrë normale dhe në mënyrë të plotë, në kuptimin e ushtrimit të përgjegjësive dhe funksioneve të secilit funksionar, por edhe të secilit institucion”, thekson Bugaçku.

Bllokada institucionale aktuale, sipas vëzhguesve të situatës politike në vend, tashmë po e përballë vendin me një varg pasojash.

Përplasjet politike, vlerësojnë ata, tashmë po dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, duke e paraqitur si një vend që nuk ka stabilitet politik.

Gjithashtu, pa Kuvend të konstituuar, që do të ratifikonte marrëveshjet ndërkombëtare, Kosova ende nuk ka arritur të marrë para-financimin nga fondi prej rreth 880 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë euro nga Banka Botërore.

Aktualisht shteti i Kosovës “është në pauzë” dhe nuk ka ndonjë sinjal se situata mund të dalë nga bllokada, thotë Bugaçku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në mungesë të një Kuvendi të konstituuar, Qeveria në detyrë e Kosovës, e cila ka kompetenca të kufizuara, aktualisht nuk ka kujt t’i përgjigjet apo t’i raportojë.

“Kur nuk ka Kuvend, nuk mund të formohet një qeveri e re dhe legjitime. Rrjedhimisht, shtohen mundësitë që kjo që është tani [Qeveria në detyrë] të prodhojë vendime të kundërligjshme dhe jokushtetuese, si dhe të krijojë një lloj situate kaotike për sa i përket zbatimit të kushtetutshmërisë, por edhe ligjshmërisë në vend”, thekson Bugaçku.

Të paparashikueshme e sheh situatën politologu Arifi.

Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit për shkak të përplasjeve politike, e ka futur vendin në situatë të pakuptueshme juridike, në të cilën, siç thotë ai, institucionet janë pa mbikëqyrje legjitime.

“Përveç presidentes që ka një legjitimitet, madje shumë të cunguar, sepse presidentja zgjidhet prej Kuvendit…Pra, absurditet në vete. I vetmi institucion ku jepet llogaridhënia është Parlamenti, ndërkaq ne nuk kemi Parlament”, thotë Arifi.

Vëzhguesit e zhvillimeve politike në Kosovë, tashmë janë në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të sqarojë rrugën drejt konstituimit të Kuvendit pas 8 gushtit.

Lidhur me moskonstituimin e Kuvendit ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Ajo u ka thënë mediave vendore se ngërçi politik po vonon progresin e aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje liderëve politikë që të punojnë për të arritur një marrëveshje për konstituimin e organit ligjvënës./REL

4 Komente

  1. n
    nacionalisti

    ec aty Albin Kurti, agjenti me i mire i UDB. Ujin e zi nxirri, mos le gje ne kembe, ktheja nderin serbve... 1. Te liruan nga burgu serb me vendim te posacem te presidentit... nderkohe mijera kosovareve nuk iu gjinden kockat sot e kesaj dite. 2. Te bene kryeminister, pasi fitove ne nje gare pa rival, sepse rivalet e tu ishin ne burg, me akuzat e serbve te mbeshtetura nga Kostolanec, europdeputeti rus, me raportin e famshem te Dick Marty... Shkatarroje ate vend, qe te lartesohesh si agjenti me i mire i UDB

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Ky edhe ka çene qellimi i serbise qe te vie kjo dite e per kete ka punuar qe nga 13 qershori 1999,diten kur serbia u detyrua te shporret nga kosova duke sponsorizuar eurodeputet si qifti i dick marti she te tjer e fatkeqesisht edhe shqiptar dy nga te cilet i kemi presednike dve kryeminister, te dy te tredhur e stertredhur ne sistemin serbosllav, kjo po deshmohet e veqmas qe kur moren pushtetin e shumpritur nga serbia ku qe te dy deklaronin se mezi po presim diten ta fillojme punen me llajqakun poashtu nje i deshmuar proserb e pa harruar edhe angazhimin e sali berishes e lul basbes,i pari me kshilltar special per siguri kombetare serbin kriminel fazlliq e i dyti si spiun i dyanshem,pra mes qeebiqe dhe sali berishes,prandaj ky suspendim i kuvendit nuk dallon nga ai i vitit 90 kur millosheviqi suspendoj autonomine e kosoevs dhe ne krye te saj emeroj nje naqellnik qe quhej rrahman morina e tash quhet allbin kurrci, kosova do ta kaloj edhe kete situate por mjerisht jo pa pasoja.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hila

        Ju rroftr Albin Kurti ju Kosovareve, nuk doni njerezit tuaj se ashtu jeni mesu, epo mbajeni Albinin se po i cahet Trapi per Kosov atij.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ringjallja pellazge

          Rrnoft naltmadhnia e saj AL-BINA QOSIÇ. "Ne SREBET do te kthehemi ne KOSOVE, kur shqiptaret te prishen me PERENDIMIN dhe AMERIKEN. Kur keta(shqiptaret) ti kthejn kurrizin PERENDIMIT, esht koha jon per rikthim ne Kosov". Ky esht postulati i nacionalistve SERB, mbi te cilin, ndertoj karrieren politike AL-BINA e kosoves. Por, AL-BINA, ka shkuar edhe me larg. Ka shkaterruar mardheniet me Shqiperine dhe boten shqiptare perreth. Ka mbajtur mardhenie te ngushta me te gjitha qarqet ekstreme antishqiptare, si me ato sllavo-maqedonase, greke,me ekstremet fetare deri tek babaj i shkaterrimit te kombit shqiptar SALI FAZLLICI. Serbia i leshon ndonje kocke ne Mitrovic, qe te gezojne zagaret e AL-BINES dhe te qaj para botes se ekstremizmi shqiptar po rrezikon identitetin SREB. Kjo esht politika e palloshit KURTI, i cili, jepte intervista nga burgjet serbe.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje