Sot në Greqi janë regjistruar temperaturat më të larta në 20 vitet e fundit, për muajin mars. Në Kretë temperaturat kanë prekur vlerën e 32 gradëve.
Drejtori i kërkimeve në Observatorin e Athinës, Kostas Lagouvardos , duke folur për median greke Protothema.gr, tha këto janë temperatura që arrijnë apo edhe tejkalojnë rekordet e muajit mars.
Madje, duke qenë se tre ditët e fundit të muajit pritet të kenë temperatura mbi normalen për sezonin, temperatura mesatare e muajit do të rritet edhe më shumë.
Si sot ashtu edhe nesër kushtet favorizojnë transportin e pluhurit nga Afrika, ndaj atmosfera do të mbetet e përvëluar, ndërsa pas një rënie të lehtë të temperaturave gjatë fundjavës, të dhënat e deritanishme tregojnë se në fillim të javës së ardhshme do të ketë një tjetër ndërhyrje të ngrohtë me rritje temperaturash.
Paskan per te "pjerdh" fare ne Vere....sum zit...e Athines....ka gjithe kohes qe nuk ju ndahet....zjarri...tymi...flaka..nxehtesia....keq e kane punen arapet.....