Politikani austriak: Vuçiç po planifikon luftë në Ballkan, ku pritet të godasë

27 Mars 2024, 11:44Rajoni TEMA
Politikani austriak: Vuçiç po planifikon luftë në

Politikani austriak Gunther Fehlinger bëri disa deklarata të fota në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan.

Nga Prishtina, ku mori pjesë në ceremoninë për përkujtimin e masakrës së Krushës, Fehlinger tha për Euronews Albania se Vuçiç po planifikon luftë në Bosnjë dhe veriun e Kosovës.

Politikani austriak i bëri apel NATO-s që të jetë e përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit të presidentit serb.

“25-vite më parë ndodhi masakra e Krushës dhe sot ata janë të gatshëm t’i përsërisin ato veprime. Ata nuk kërkojnë falje por janë gati t’i përsërisin, kjo është politika e Vuçiç dhe Daçiç.

Mua më vjen shumë keq për njerëzit në Krushë të Madhe dhe ceremonia e djeshme ishte një përkujtim i gjenocidit serb.


Serbia me Rusinë po përpiqen të rishkruajnë historinë, ta ndryshojnë atë. Personalisht mbeta i kënaqur që përpjekja e Rusisë dhe Serbisë dështoi të diskutohej në Këshillin e Sigurimit.

Vuçiç po planifikon një luftë në Bosnjë dhe në veri të Kosovës është e nevojshme që autoritetet e NATO-s të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur.

Ky është momenti që Vuçiç ka kërkuar. Ai është gati të nisë një luftë dhe po pret momentin e duhur kur të godasë. Kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë ne”, tha Fehlinger në Euronews Albania. 

3 Komente

  1. A
    Agresion nëpërmjet Open Balkan

    Çfarë kuptimi ka Ballkani i Hapur me Serbinë e Vučić-it?

    Përgjigjjuni
    1. a
      astriti

      vucicit po i hengri bytha ,nato,por dhe shqipet do ja kruajne ,dhe po su kenaq do ja kruajme perseri pak me forte derisa te kenaqet plotesisht .prandaj le ta provoje se na ka gati ne kembe per te vendosur drejtesine e mohuar ne shekuj

      Përgjigjjuni
      1. a
        astriti

        vucicit po i hengri bytha ,nato,por dhe shqipet do ja kruajne ,dhe po su kenaq do ja kruajme perseri pak me forte derisa te kenaqet plotesisht .prandaj le ta provoje se na ka gati ne kembe per te vendosur drejtesine e mohuar ne shekuj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje