Osmani: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

27 Mars 2024, 13:26Rajoni TEMA
Osmani: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se themelimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke folur për gazetarë në Prishtinë, Osmani tha se raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis, rekomandon se Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.


“Në qoftë se lexoni letrën e saj, në veçanti paragrafi 11-të i raportit, e qartëson se kur flitet për Asociacionin, flitet si një prej detyrimeve pas anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”, tha Osmani.


Osmani i bëri këto komente pasi i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë REL-it më 15 mars, sugjeroi se Asociacioni dhe çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane.

Sot pasdite Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës do të mbajë një mbledhje, ku pritet të votohet raporti i Bakoyannis. Kosova aplikoi në maj 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i saj është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim. Nëse Kosova merr dritën jeshile në Asamblenë Parlamentare në prill, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

Osmani tha se Kosova e ka dhënë përkushtimin e saj për ta themeluar Asociacionin më 2013 dhe më 2023, “pra ky nuk është përkushtim i marsit 2024, është përkushtim i marrëveshjes bazike të viti 2023”.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Të hënën, Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi tha se e mbështet deputeten e vet, Maja Vukiçeviq, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Osmani tha se institucionet kosovare janë angazhuar për të lobuar me vendet anëtare për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

“Janë disa hapa që kanë mbetur por ajo që mund të them është se të gjitha nivelet e institucioneve janë angazhuar me deputetët e Asamblesë Parlamentare, por edhe jemi duke biseduar me shtet veç e veç, si presidente në veçanti jam e angazhuar me liderët e shteteve”, tha Osmani.


Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut./ REL

6 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Kjo ben rolin e te paditurit, apo ashtu ja do puna? Europa nuk ben asnje lloj hapi perpara per Kosoven, nqse nuk formohet assosacioni i Komunave Serbe. Pike. Albini kujton se mund tja hedhi uropes dhe Amerikes? Amerika nuk flet, por cdo 6 muaj te fut nje shpulle, te con atje ku ke lindur. Mos u merrni me retorike boshe, beni ato qe ju thote Amerika, nqse doni Kosoven te njihet si Shtet, perndryshe me mendjen e Albin Kurtit, Kosova do ngelet Palestina e Europes. Ne Europe Albinin nuk e pranojne ne bisedime, cojne nje here Vjosen, nje here Bislimin, per te izoluar Albin Kurtin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      MJERE KOSOVA NJERI ME HAJVAN SE TJETRI .................PO BEJENI OSACIONIN MORE DERRA SE NUK ESHTE FUNDI I BOTES .....ITALIA KA PERVEC KRAHINAVE TE PAVARURA EDHE DY SHTETE DHE NUK E KA PROBLEM SEPSE PO ATY KU I JEPEN TE DREJTAT JANE EDHE DETYRAT DHE CDO GJE SHKON VAJ.... ....

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Italia nuk e ka sërbinë fqinj.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prec Ulaj

          Ligji i Assosacionit te komunave Serbe, eshte i njejye me ligjin e Assosacionit te Komunave Serbe ne Kroaci, asnje ndryshim. Kroacia nuk ka asnje problem, ndersa kaposhat si puna e Albinit e mbajne si molle sherri per fushate elektorale.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Poseidon

          MJERE KOSOVA NJERI ME HAJVAN SE TJETRI .................PO BEJENI OSACIONIN MORE DERRA SE NUK ESHTE FUNDI I BOTES .....ITALIA KA PERVEC KRAHINAVE TE PAVARURA EDHE DY SHTETE DHE NUK E KA PROBLEM SEPSE PO ATY KU I JEPEN TE DREJTAT JANE EDHE DETYRAT DHE CDO GJE SHKON VAJ.... ....

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vala

            Keta karagjoze po luajne me fatin e Kosoves dhe ju duket se mashtrojne nderkombetaret. Packa… packa!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje