Media serbe: Vuçiç pranon ftesën e BE-së për takim me Kurtin

18 Nëntor 2022, 19:21Rajoni TEMA

Media serbe: Vuçiç pranon ftesën e BE-së për takim

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka njoftuar të premten se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë ftuar për një takim “urgjent” në Bruksel para datës 21 nëntor.

Nga qeveria e Kosovës ende nuk ka një reagim për nëse është pranuar apo jo ftesa. Për Klan Kosova, zyrtarë të qeverisë janë shprehur: “Do ju informojmë më vonë”.

Ndërkohë mediat në Serbi raportojnë se Vuçiç ka pranuar ftesën e BE-së, dhe se do të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën ose të hënën e 21 nëntorit.

“Novosti” shkruan se “takimi do të organizohet të dielën mbrëma ose të hënën në mëngjes, dhe tema do të jetë tensioni i fundit në Kosovë” i shkaktuar nga “veprimet e njëanshme të qeverisë Kurti”.

Zgjidhjen e këtij ngërçi e ka paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme në Estoni, duke thënë se janë duke u zhvilluar negociata për çështjen e targave.

1 Komente

  1. H
    Hordhia rrumpalle e Saliut

    Kur Edi Rama i bente thirrje Albin Rroskop Kurtit qe "hajde takoje Vuçiçin ne Samitin Ballkanik, qe të takohemi si të barabarte", spiuni serb Berisha dhe Qeni Meta e keshillonin Rroskopin Kurti qe "mos e degjo Ramen, se na e dhjet neve muhabetin." Ndersa kur e detyron SHBA dhe BE, Kurti shkon si kurve e keqe ne takim. Dhe ketu nuk ka rendesi se kush është Edi Rama. Qofte i korruptuar deri ne kocke. Ketu nuk flasim per korrupsionin e Rames. Ketu flasim per Kosovën. Dhe Albin Kurti vuri Sali Katunarin dhe Ilir Kokëlopën para Kosoves. Vetem kokë rrumpallat e Saliut nuk e shikojne kete gje. Ç'pune kane shqipetaret e Kosoves se kush është Edi Rama? Është njesoj sikur të thuash qe Erdogani është anti-turk. Idiotesi. Është Erdogan i korruptuar? Po. Është anti-turk? Natyrisht qe jo. Është Saliu i korruptuar? Po. Është antishqipetar? Natyrisht qe po.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje