Ministri i Jashtëm rus: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen?

30 Janar 2026, 07:50Rajoni TEMA
Ministri i Jashtëm rus: Kosovën e njohët pa referendum, pse

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përmend sërish Kosovën për të legjitimuar veprimet në Ukrainë, e po ashtu qëndrimin kundër Perëndimit që, sipas Moskës, përdor standarde të dyfishta.  

Në një prononcim për mediat turke këtë të enjte, shefi i diplomacisë ruse tha se Perëndimi shpalli pavarësinë e Kosovës, duke u bazuar vetëm tek parimi i vetëvendosjes, duke fyer kësisoj popullin serb dhe historinë e tij. Ndërkohë, sipas tij, kjo e drejtë nuk ishte më e zbatueshme në Krime, gadishull të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014 nga Ukraina. 

“Nuk pati referendum në të ashtuquajturën Kosovë: ata thjesht e shpallën të pavarur, duke fyer kështu popullin serb dhe historinë e tyre. Dhe kur një referendum u mbajt në Krime sipas të gjitha rregullave, Perëndimi deklaroi se e drejta për vetëvendosje nuk është e zbatueshme atje, sepse integriteti territorial është i zbatueshëm”, tha Lavrov.

Lavrov i referohet gjithashtu rastit të Groenlandës për të mbështetur qëndrimin e tij se Perëndimi përdor standarde të dyfishta: “Tani ia kemi bërë përsëri pyetjen Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe ekipit të tij: nëse është deklaruar publikisht se ai dhe udhëheqja e tij kolektive në OKB njohin të drejtën e popullit të Groenlandës për vetëvendosje, se është populli i Groenlandës ai që vendos për fatin e tij dhe jo dikush tjetër, atëherë a e njeh OKB-ja të njëjtën të drejtë për njerëzit e Donbasit, Novorossisë dhe, natyrisht, Krimesë?”. 

Lavrov shkon më tej duke pretenduar se Beogradi garantonte të gjithë të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa në Krime e Donbas, sipas tij, ukrainasit ndaluan gjithçka me ligj. 

9 Komente

  1. T
    Treni

    Dmth Rusia do e njohë Kosovën demek?

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Sepse Referendumi në Donbas u bë nën presionin e ushtrisë ,o robqirë.

      Përgjigjjuni
    2. a
      armand

      Po Lavri po ashtu eshte . Ke te drejte kur thua "ne te ashtuquajturen Kosove" se emrin e Ka Dardani. Ju shtremberimin e historise e keni profesion dhe kjo u duk kur para 2 muajsh ne Mariupol ne teatrin,te cilin pilotet tuaj e bombarduan duke masakruar mbi 600 gra dhe femije, vendoset nje pllake perkujtimore ku shkruhej : ketu nazistet uktainas vrane 14 femije ruse.....Keta jeni ju Lavri .

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Levreku kujton se bota genjehet me te njejten retorike ruso serbe te tereseritur e riperseritur per nje shekulk te tere !! Kosova ka bere referendumin e pare ne daten 26 nentor te vitit 1991, dhe ne vitin 1992 ka bere edhe zgjedhje, por Levrekut nuk i intereson kjo.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tpc

          Sepse Kosova edhe nen Serbi ishte 95% popullsi shqiptare dhe dihej boterisht qe donte pavarsine.Ndersa Krimea e Dombasi ben referendum pasi ukrainasit u spastruan etnikisht nga forcat ruse.Pra numrat ne Dombas e Krime ishin fiktive. Nqs Ruset duan te perdorin Kosoven si precedent atehere le te njohin Kosoven republike pasi eshte precedenti origjinal ashtu si njohen kopjet e ketij precedenti Krimene e Dombasin.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirona

            Rusia me llogjiken juridike dhe te drejten nderkombetare ka 100% te drejte.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Illyricum

              Rusia ka zero llogjike me ate qe thor sepse Kosova e mbajti referendumin ne shtator te vitit 1991 me 99% e votueseve qe u deklaruan per pavarsi.

              Përgjigjjuni
              1. H
                HAMLETI

                DO mbanu ju referebdum sipas orekseve tuaja shoveniste kur Kina do rimarrë gjithë SIBIRIEN. REFERENDUM në SERBI për shtëpinë time në DARDANI, KosoVON ta falim ty, ta kesh në muzeun e OREKSEVE SHOVENISTE.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje