Ndalimi i dinarit në Kosovë, Kurti: Jemi në rrugë të mbarë, në Veri po paguhet me euro

28 Mars 2024, 11:50Rajoni TEMA
Ndalimi i dinarit në Kosovë, Kurti: Jemi në rrugë të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur dhe se Qeveria e Kosovës e mbështetë rregulloren e saj e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës, gjë që përkeqësoi raportet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjetë pagese në Kosovë prin BQK-ja, ajo e ka marrë vendimin për rregulloren e re, ajo e ka bërë planin tre mujor të tranzicionit me 10 hapa ne do ta mbështesim këtë plan”, tha Kurti në deklaratë për media.

Kurti ka siguruar qytetarët se Kosova me rregulloren e re të BQK-së është në rrugë të mbarë dhe se tashmë është e qartë se paralajmërimet apokaliptike të Beogradit për këtë çështje nuk qëndrojnë.

“Praktikisht nuk ka incidente në terren. Në Veri të Kosovës nëpër lokale të ndryshme paguhet me euro. Ne nuk jemi për t’ua ndalur ndihmat që ju vinë edhe nga Serbia, por nëse ato dërgohen në dinar duhet të konvertohen në euro në Kosovë”.

Një cikël i gjatë negociatash në Bruksel të Belgjikës për dinarin përfundoi sërish pa marrëveshje. Në takimet që u zhvilluan ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi e Petar Petkoviç dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, palët nuk gjetën gjuhë të përbashkët.

Kyenegociatori i Kosovës pas takimit njoftoi para gazetarëve se asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur, posaçërisht sepse palët janë ende shumë larg njëra-tjetrës, derisa shtoi se ka nevojë edhe për një takim tjetër javën që vjen në nivel të kryenegociatorëve për të njëjtën temë.

Në anën tjetër kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, pas takimit akuzoi palën kosovare se nuk është e gatshme për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Megjithatë, Petkoviç theksoi se Serbia do të vazhdojë të negociojë për të ruajtur paqen dhe popullin serb në Kosovë të cilit sipas tij “po i shkelen të drejtat e njeriut”.

4 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Keto jane teka kalamajsh. Problemi kryesor i zgjidh te gjitha problemet e tjera te vogla si puna e dinarit, patentave. Zgjidhni ne fillim njohjen e Kosoves ne OKB, ajo i zgjidh te gjitha problemet e tjera. Beni nje beteje, ate te madhen, mos beni 100 beteja te vogla, se ju duhet 20 vjet qe te njihet kosova Shtet. Nuk kapet puna nga bishti.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti te kandidoje per shef te Natos

      Bravo Albin qerratai, u munde Serbine. Tani po, te lumte. Per ty Serbia eshte tiger prej letre. Kujdes armaten e propaganduesve te VV ne internet, rritjua pagesen.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qakua

        Kurt Rrumpalla eshte jashte loje dhe jashte kohe. Eshte jashte loje se nuk ben lojen e Evropes dhe eshte jashte kohe se ne vend te flasi per antaresimin e Kosoves ne Keshillin Evropian dhe te falenderoje si Evropen ashtu dhe shtetet qe na mbeshteten, flet per dinarin, problem artificialisht i hapur nga Kurti per tu grindor me "miqte"....Per ke punoni ju Z. Sorge?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pali

          Shumë mirë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje