"Në Maqedoninë e Veriut po krijohet shqiptari pa gjuhë, pa flamur e pa himn"

10 Maj 2026, 17:40Rajoni TEMA
"Në Maqedoninë e Veriut po krijohet shqiptari pa gjuhë, pa

Nga Nga Lirim Dullovi

Arbëreshët e Italisë, për më shumë se 500 vjet, larg trojeve shqiptare, arritën ta ruajnë gjuhën, kulturën, kujtesën dhe traditat shqiptare. Madje, në komunat ku jetojnë, edhe mbishkrimet e rrugëve dhe të institucioneve i kanë në dy gjuhë.

Në Maqedoni, ndërkaq, po ndodh e kundërta. Mbrëmë, kulmi ishte në Kongresin e parë të VLEN-it, ku nuk u këndua himni kombëtar. Më herët, në një tubim parazgjedhor në Tetovë, nuk u përdor flamuri kombëtar. Ndërkohë, nuk pushojnë së ndërtuari narrativin se gjuha shqipe “nuk është zyrtare”, pa thënë asnjë fjalë pse nuk po e zyrtarizojnë atëherë, tani që janë vetë në pushtet. Dhe, për çudi, mbrëmë, para “Albin babës”, e gjithë kjo u quajt “bërje historie”.

Në fakt, ndoshta edhe kanë të drejtë. Këta po e jetësojnë projektin 3A: shqiptarin ndryshe nga ai i Kosovës dhe Shqipërisë; një shqiptar pa gjuhë, pa flamur dhe pa himn.

Arbëreshët janë të krishterë, ndërsa këta e paraqesin veten si myslimanë të devotshëm; nuk lënë xhuma pa u fotografuar në saf të parë. Atëherë, prej nga vjen gjithë kjo neveri e tyre ndaj gjuhës shqipe, flamurit kombëtar dhe himnit shqiptar? Nga feja, apo nga shtrembërimi i fesë, duke e paraqitur atë në konflikt të vazhdueshëm me identitetin kombëtar shqiptar?

Pleqtë tanë, kur tregonin për shpërnguljet masive të shqiptarëve nga këto troje, përmendnin me emër e mbiemër edhe rolin e disa hoxhallarëve që inkurajuan largimin drejt një “toke të premtuar” në Anadoll. Shumë shqiptarë u besuan, sepse nuk mund ta imagjinonin se njerëzit që flisnin në emër të Zotit, në realitet, po e përdornin fenë vetëm për ta fshehur misionin që kishin marrë për t’i zbrazur këto treva nga shqiptarët.

Po sot, kështu si e kanë nisur këta që po “bëjnë historinë”, a thua ku e kanë ndërmend të na çojnë?

14 Komente

  1. Y
    Y

    Kur ta kuptojn analfabetet funksional se Albin Kurti eshte percaresi me i madh kombetar,Dielli ka perenduar me kohe.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      dmthn Turk safi..... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

        Me duhet te nderhyje edhe nje here per te sqaruar keto pseudonacionaliste, cdo shtet ka nje hymn, nuk ka shtete me dy hymne, do te ekzekutohet vetem hymni shteteror, kjo eshte praktika ligjore, nuk jane pakicat qe vendosin se sa hymne do te luhen, bravo maqedonia qe respekton kushtetun e saj

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta e hidhur duket dites per diell

          Dardanet ne Kosove dhe turqit shqiptare te RMV po tregojne se nuk meritojne as qytetari te dores se dyte, ata po vrapojne drejt sllavizimit total. Ata jane pakica mjerane pa dinjitet njerezor. Shqiptaret e Shqiperise duhet te vershojne ne Prishtine e Tetove qe ta rindezim levizjen per bashkim kombetar!

          Përgjigjjuni
          1. m
            madhi bolero

            Që 25 vjet Albin Kurti po bën kërdi kudo. Pa Albinin Kosova do kishte bole shumë të mëdha e karuc të vogël, kurse shqiptarët e FYROMIT do gatuanin petulla në ujë.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shkupi

            Shumë lehtë jepni kësi vlerësimesh. Krejt Partitë politike janë të njejta. Kosovës dhe Shqipërisë nuk ja ninë për neve. BDI 22 vite mashtroi se gjuha shqipe është zyrtare.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nroqi

              Kurt Hajvanit vetem shqiptaret e Shqiperise ja treguan vendin,erdhi gjithe pompozitet ne zgjedhjet e 2021 dhe iku si i dhjer me 0,01%. Fatekeqesisht Kosova dhe Maqedonia ka shume analfabet qe nuk din as te flasin dhe as te shkruajn shqip,keta cfrytezon Kurti.

              Përgjigjjuni
              1. K
                K

                Kurti do ngelet shqiptari percares me i madh se bashku me Esat Pash Topranin.Kete koqevarurit abalfabet te Kosoves nuk e kuptojn.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana

                  VETEFUNDOSJA e HALE BIN KUROVIC.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    Po pate Shqiptare ( me emrin Shqiptare,se me vepra jane Greke dhe Serbe),si Albin Muti Kurti,ky eshte Perfundimi.E njehta gje si ne Kosove dhe ne Maqedoni:Heronjte e UCK me Letrat e vete ketyre te VV jane ne Burgje,dhe ne Maqedoni ja futen Ali Ahmetit qe beri Luften dhe Perkrahen Magjypet e Vlenit,aleate me Kurven Mickoski.Cfare mbjell ate korr.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rrup Tupi

                      Pak e kanë atë ju bëhet nga Mickovski ! Meritojnë shumë më tepër dhe përderisa i votojnë,do të thotë se janë dakord me Mickovskin.

                      Përgjigjjuni
                    2. a
                      ah Yllirid fatëzeza

                      Eh more kombi im i vuajtur me këta dy harambashat në foto VMRO - VLAN - VV dhe me në krye mw disa shqipfolës argat të tyre në Maqedonisë sllavo ortodokse mund të mos ketë as shqiptarë në vend artificial.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Napoleon

                        IKEN NE ANADOLL DISA KRYDERRA MUSLIMAN POR QE IKEN TE GJITHE SHQIPETARE KJO ESHTE E GABUAR SEPSE ORTODOKSET QE NGELEN ISHIN E DO JENE VETEM SHQIPETARE,,,,,POR DISA KOQE SI PUNA JOTE QUAN SHQIPETARE VETEM MYSLIMANET .......POR TE GJITHE MAQEDONASIT SERBET MALAZEZET GREKET E DERI NE RUMANI BULLGARI E KUDO NE MOLDAVINE E LARGET PORSE EDHE KROACI BOSNJE E SLLOVENI ,JANE SHQIPETARE ORTODOKSE POR QE KANE FORMUAR SHTETE ME EMRA DHE DIKU GJUHE TJETER SIC DO NA PELQENTE EDHE SOT TE BENIM REPUBLIKEN E KORCES TE SHKODRES E TE TJERA,REPUBLIKA POR EDHE TE KAVAJES RROGOZHINES TEPELENES PSE JO EDHE PIQINIT.......

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aron

                          Kishte shume te drejte Ferit Hoxha qe i quajti "idiota", por une do te shtoja edhe anti-shqipetar.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje